Asistent Analist/ Desk

За нас

The HeadHunter Group is a private profitable company, headquartered in New York City, Rockefeller Plaza! We operate in USA, Greece, Cyprus, Bulgaria, North Macedonia, Serbia, Albania, Kosovo, Montenegro, Bosnia & Herzegovina! Partnering all around the world with the Biggest Global HR Companies! More than 1500 clients in these countries have chosen The HeadHunter Group! We are the only and truly Social Responsible Company, contributing every year for human rights, women rights and LGBT rights at the work place! Our business has a positive impact on the people every day. Helping people to “better job, better life” is our common purpose and the way in which we contribute to society. This is what we do, this is what we know about, this is what we care about, and this is what we are all about.

Наслов на огласот * Asistent Analist/ Desk
Категорија Асистент
Опис на работата

Në emër të klientit tonë, ITA ( Italian Trade Agency), The Headhunter është në kërkim të një kandidati të motivuar për të përballuar sfidën dhe për të përmbushur me sukses pozicionin e Asistent Analist/ Desk, për qytetin e VLORËS.                              

ASISTENT ANALIST/ DESK

Përshkrimi i detyrave 

Detyra e Desk-ut do të jetë intensifikimi i mbledhjes, studimit dhe përpunimit të informacionit strategjik dhe operacional në Shqipëri, me fokus të veçantë në programet kombëtare të investimeve në bregdetin jugor (zhvillimi ekonomik dhe turistik i zonave të identifikuara, duke e përqendruar vëmendjen tek infrastruktura përfshirë atë detare, akomodimi/mikpritja dhe vendet me interes të veçantë).

Desk-u do të përfaqësojë një antenë në zonën e Vlorës dhe Shqipërisë së Jugut, duke promovuar pjesëmarrjen e operatorëve italianë në programet e zhvillimit, nëpërmjet marrëdhënieve me autoritetet vendore përgjegjëse dhe/ose të përfshira në planifikimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit (si në kuadrin e parazgjerimit, edhe në atë të bashkëpunimit në zhvillimin bilateral dhe multilateral), edhe nëpërmjet përdorimit të fondeve dhe instrumenteve të tjera financiare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Pozicioni parashikon që Asistent Analist i Tregut kryen, nën drejtimin e Drejtorit të ICE Tiranës, përgjegjës për Desk-un e Vlorës, detyrat e mëposhtme kryesore, por pa u kufizuar në to, në fushën e promovimit të "Made in Italy" dhe të ndihmes së marketingut për shoqerite italiane të interesuara për eksport dhe investime në Shqipëri, si dhe për shoqëritë e interesuara për projekte pune nëpërmjet përdorimit të fondeve evropiane.

A. Asistencë për shoqëritë

  • Analiza të tregut shqiptar, me fokus të veçantë në zonën e Vlorës dhe rajonet jugore;
  • Identifikimi dhe analiza e sektorëve më premtues për shoqërite italiane;
  • Përditësimi dhe përgatitja e mailing për operatorët shqiptarë dhe italianë;
  • Hartimi i analizave të tregut dhe raporteve sektoriale për shoqëritë dhe shoqatat italiane;
  • Identifikimi dhe përzgjedhja e palëve për shoqëritë italiane aktive në sektorë të ndryshëm merceologjik;
  • Hartimi i propozimeve të asistencës së personalizuar dhe kujdesi për aktivitetet e lidhura me to;
  • Organizim i aktiviteteve promovuese si panaire, seminare, workshop, business to business (B2B), takime, kurse trajnimi, misione operatorësh/gazetarësh, etj.;
  • Analizë, mbikëqyrje dhe shpërndarje e informacionit në lidhje me mundësitë tregtare, financimet kombëtare, europiane dhe ndërkombëtare, thirrjet për tender, etj.;
  • Hartim materialesh për t’u publikuar në faqen zyrtare të internetit dhe në social media-t e ndryshme (Twitter, LinkedIn, Instagram, etj.);
  • Mbështetje për Analistët e Tregut dhe Drejtorin e Zyrës kompetente ICE, në përgatitjen e dokumentacionit për institucionet italiane, në planifikimin e aktiviteteve promovuese dhe në administrimin e kontakteve me administaten publike dhe shoqatat e bizneseve.

B. Administrative

  • Përditësimi i database (shoqeritë italiane dhe vendase);
  • Regjistrimi i të dhënave administrative, arkivimi i dokumentave, faturimi i shërbimeve, etj;
  • Përgatitja e dokumentave të kërkuara në marrëdhëniet me shoqeritë;
  • Administrim kontabël / administrativ i iniciativave promovuese të kompetencës;
  • Aktivitetet e Sekretarit kur kërkohet;
  • Mbështetje për zyrën ICE përgjegjëse edhe në lidhje me detyra të tjera që do të caktohen nga ?Drejtori. ?Asistentit Analist Tregu mund t’i kërkohet, për detyrat e kryera dhe për kryerjen e punës së tij të shkojë në mision brenda dhe jashtë Shqipërisë. 

Потребни квалификации

Kërkesat, kualifikimet

  • Kandidatët e parapërzgjedhur duhet të plotësojnë kushtet, të kenë kualifikimet dhe eksperiencën e mëposhtme në datën e dorëzimit të aplikimit:
  • Kanë një diplomë trevjeçare ose specializim, të preferueshme në Ekonomi, Drejtesi, Shkenca ?Politike;
  • Përvojë të mëparshme pune me shoqeritë ose institucionet italiane, vendase ose të huaja në ?Shqipëri, mundësisht në sektorin e promovimit, marketingut dhe tregtimit të produkteve dhe shërbimeve dhe në përdorimin e fondeve evropiane. Eksperienca e mëparshme me entet dhe/ose shoqeritë italiane, është e preferueshme; (përbën avantazh)
  • Njohuri të mira të kontekstit ekonomik të Shqipërisë së Jugut dhe në veçanti të Zonës së Vlorës, si edhe të rrjetit të bashkëpunëtorëve institucionalë e privatë me interes për shoqëritë italiane;
  • Kualifikimet profesionale përbëjnë titull preferencial nëse janë të konsiderueshme;
  • Përveç gjuhës shqipe, kanë njohuri shumë të mira të gjuhës italiane. Një njohje e mirë e gjuhës angleze ?është e preferueshme;
  • Njohuri të mira të teknologjisë së informacionit dhe sistemeve kryesore operative;

Друго (опционално)

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin në linkun me poshte ose: e.stermasi@theheadhunter.com, e.shini@theheadhunter.com jo më vonë se data 10/06/2022.

 

https://theheadhunter.com/single-job/?id=334278&fbclid=IwAR0BeMLX1Qxqk-yMePqac3gbxr8XDGCyn4Qlx1QIh2eMqlcfEc0qIoQMYEE

Плата Competitive