MENAXHER LOGJISTIKE - TIRANA

O nama

The HeadHunter Group is a private profitable company, headquartered in New York City, Rockefeller Plaza! We operate in USA, Greece, Cyprus, Bulgaria, North Macedonia, Serbia, Albania, Kosovo, Montenegro, Bosnia & Herzegovina! Partnering all around the world with the Biggest Global HR Companies! More than 1500 clients in these countries have chosen The HeadHunter Group! We are the only and truly Social Responsible Company, contributing every year for human rights, women rights and LGBT rights at the work place! Our business has a positive impact on the people every day. Helping people to “better job, better life” is our common purpose and the way in which we contribute to society. This is what we do, this is what we know about, this is what we care about, and this is what we are all about.

Naziv pozicije * MENAXHER LOGJISTIKE - TIRANA
Kategorija Menadžer prodaje
Vrsta posla Full Time
Opis posla

Në emër të një ndër kompanitë lider në Shqipëri që operon në fushën ? e distribucionit të produkteve të konsumit të gjerë, kërkojmë të punësojmë në Tiranë:

MENAXHER LOGJISTIKE - TIRANA

MISIONI DHE FUNKSIONET BAZE:

  • Manaxheri i Logjistikës është përgjegjës për planifikimin dhe manaxhimin  e të githë aktiviteteve të shpërndarjes, transportit, furnizimit, magazinimit dhe shërbimin/kujdesit ndaj klientit, si dhe plotësimit të nevojave operative të njësive të biznesit në Shqipëri dhe rajon, duke koordinuar/optimizuar stafin në ndarjen e roleve dhe përgjegjësive dhe duke mbikqyrur hapat deri në finalizimin e procesit.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

Manaxheri i Logjistikës punon pranë zyrave qëndrore/kompanisë nën supervizimin direkt të CEO dhe kryen këto detyra:

  • Përgjegjës për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së zinxhirit të furnizimit, duke përfshirë qendrën e shpërndarjes dhe transportit.
  • Përgjegjës për arritjen e përmirësimeve në efikasitetin operativ, si dhe për implementimin e cdo sistemi/protokolli të ri që ul kostot e përmirëson cilësinë e punës.
  • Shqyrton dhe përditëson strategjitë/procedurat nën objektivin kryesor të zhvillimit të biznesit duke mundësuar funksionalitetin optimal.
  • Planifikon dhe mbikqyr asetet dhe infrastrukturën logjistike.
  • Përgjegjës për ndjekjen dhe përmbushjen e të gjitha nevojave për transport dhe lëvizjeve në terren.
  • Komunikon me Fabrikën për t’u siguruar se janë zbatuar grafikët/afatet.
  • Planifikon mënyrat e transportit, rrugët dhe caktimin e ngarkesës për sasi.
  • Mbikqyr statusin e porosive dhe dërgesat.
  • Monitoron kostot e transportit.
  • Organizon dhe bashkërendon aktivivitetet e departamenteve që ai drejton (Magazinat, Transportin, Oficinën dhe Teknikën).
  • Trajnon dhe zhvillon skuadrën e tij të logjistikës.
  • Lokalizon partnerët e biznesit, furnitorët dhe prodhuesit me reputacionin më të mirë profesional dhe me raportin më të mirë cmim-cilësi,për të bashkëpunuar.
  • Zhvillon biznesin duke reduktuar kostot, duke fituar kontrata të reja, duke analizuar problemet dhe arritur zgjidhje të reja logjistike.
  • Planifikon vazhdimësinë e biznesit për departamentin e Logjistikës duke krijuar protokolle dhe kundërmasa për rastet e emergjencave dhe forcave madhore për të shmangur ndërprerjen e punës.
  • Raporton për departamentin e tij cdo muaj/tre-mujor,gjashte-mujor dhe vit, sipas nevojës.
  • Zgjidh në mënyrë efi?ente dhe sa më praktike emergjencat e lindura.
  • Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga CEO.

Traženi uslovi

AFTËSITË:

  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësitë  për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet.
  • Aftësi për të lëvizur në distance të largëta me makinë, si në Shqipëri dhe në rajon.
  • Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet.
  • Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të qenë i orientuar tek detajet.
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale.
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse.
  • Ndjenjë përgjegjësie.
  • Njohuri në përpilim kontratash në sipërmarje.
  • Aftësi për të ruajtur qetësinë gjatë situatave me stres të lartë dhe për të ruajtur fokusin mbi objektivat përfundimtare.

KERKESAT DHE NJOHURITE E NEVOJSHME PER POZICIONIN:

  • Arsimi i lartë, preferohen degët Administrim ose Menaxhim Biznesi.
  • Diploma ose një master profesional në drejtimin “Menaxhim Biznesi”.” Supply Chain Management”,” Logjistikë” dhe/ose” Marketing” përbën avantazh.
  • Eksperiencë 5 vjecare në pozicione drejtuese të ngjashme.
  • Eksperienca ne kompani ndërkombëtare, në pozicion të ngjashëm, me sistemet SAP, TMS,etj, përbën avantazh.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës Angleze.
  • Njohje e mirë e paketës Microsoft Office, sidomos e MS Projects.
  • Certifikata ECDL përbën avantazh.
  • Leje drejtimi automjeti (Klasi B).

Ostalo (Opciono)

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithpërfshirës. Punëmarrësi mund të kryejë edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të aplikojnë online duke klikuar në butonin APLIKO ONLINE. Dërgoni aplikimin tuaj (CV në gjuhën angleze). Për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Iris BAJO në numrin e celularit + 355 68 2056933 apo permes E-mail i.bajo@headhunter.al jo më vonë se data 19 Janar, 2017

Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në siaps këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

Zarada Mjaft konkuruese