SPECIALIST PËR TRAJTIMIN E DËMEVE – PRISHTINË

O nama

The HeadHunter Group is a private profitable company, headquartered in New York City, Rockefeller Plaza! We operate in USA, Greece, Cyprus, Bulgaria, North Macedonia, Serbia, Albania, Kosovo, Montenegro, Bosnia & Herzegovina! Partnering all around the world with the Biggest Global HR Companies! More than 1500 clients in these countries have chosen The HeadHunter Group! We are the only and truly Social Responsible Company, contributing every year for human rights, women rights and LGBT rights at the work place! Our business has a positive impact on the people every day. Helping people to “better job, better life” is our common purpose and the way in which we contribute to society. This is what we do, this is what we know about, this is what we care about, and this is what we are all about.

Naziv pozicije * SPECIALIST PËR TRAJTIMIN E DËMEVE – PRISHTINË
Kategorija Marketing/Prodaja
Vrsta posla Full Time
Opis posla

PËRSHKRIMI I PUNËS: 

  • Kryen ekspertimin dhe fotografimin e mjeteve të dëmtuara, sa herë që paraqitet rasti në territorin ku ai vepron apo ku i është caktuar nga eprorët; 
  • Sipas nevojës, bën ekspertizën në vendndodhjen e aksidentit ku është shkaktuar dëmi e të cilin Kompania duhet t’a kompensojë në bazë të policës së sigurimit;  
  • Kryen ekspertimin dhe trajtimin e dëmeve të pronës – bën fotografimin e pronës së dëmtuar si edhe siguron të dhëna të tjera që ndikojnë në vlerësimin e dëmit dhe përpilon procesverbalin mbi dëmin e shkaktuar në pronë si pasojë e aksidentit si edhe cakton lartësinë e dëmit;
  • Kryen ekspertimin dhe trajtimin e dëmeve KASKO;
  • Kryen ekspertimin dhe trajtimin e dëmeve materiale TPL dhe TPL + (përgatitja e praktikave si edhe mbajtja e korrespondencës me anëtarët trajtues);
  • Përgatit Akt ekspertizën dhe bën përcaktimin e rezervës fillestare të dëmit;
  • Ndihmon në plotësimin dhe përgatitjen e praktikave të dëmeve materiale, jomateriale dhe gjyqësore nga pikëpamja teknike;
  • Siguron dhe pranon deklaratat e pjesëmarrësve në aksident dhe të të siguruarit, lidhur me rrethanat e ndodhjes së aksidentit, kur kjo është e nevojshme për vendosjen e rastit;  
  • Siguron të gjithë dokumentacionin tjetër të nevojshëm nga i cili varet e drejta për likuidimin e dëmit;
  • Përgatit njoftimin për plotësim të dokumentave shtesë;
  • Jep mendimin nga pikëpamja teknike për refuzim të kërkesave për kompensim dëmi;
  • Jep mendimin e tij në lidhje me rastin e sigurimit lidhur me të gjitha praktikat e dëmeve dhe i kumton palëve njoftimin në raste të caktuara;
  • Kryen edhe punë të tjera lidhur me trajtimin dhe vlerësimin e dëmeve që i ngarkohen nga eprorët.

Traženi uslovi

KËRKESAT E PROFILIT:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, verbale dhe me shkrim;
  • Të ketë etike të lartë të punës;
  • Aftësi te mira hulumtuese, të zgjidhjes së problemeve dhe të menduarit kritik;
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike dhe matematike;
  • Të ketë patent shofer të kategorisë BTë preferueshme:
  • Preferohet përvojë pune deri ne tre (3) vite;
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze dhe/apo gjuhëve të tjera të huaja.

Ostalo (Opciono)

PAGESA:       Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: d.xhema@theheadhunter.com ,për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Z.Dren XHEMA në numrin e telefonit + 383 44 22 44 66 (nga Hënë në të Premte) jo më vonë se data 24 Dhjetor 2018. Të gjithë kandidatët që aplikojnë për këtë pozitë, të shkruajnë pozitën për të cilën aplikojnë në “Subject Line”.


Provo suksesin me The HeadHunter! 
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

Zarada Konkuruese