Jemi një kompani zhvillimi web në Shqipëri, e specializuar në projekte custom të avancuara. Ne u ofrojmë bizneseve online një gamë të gjerë shërbimesh, si një ndalesë e vetme që përmirëson efikasitetin dhe manaxhimin e tyre të kohës. Në sajë të eksperiencës sonë në këtë fushë, përmirësojmë procesin e zhvillimit duke integruar performancën dhe sigurinë e faqes web me zgjidhje speciale, të zhvilluara nga vetë ne. Për ne këto nuk janë shtesa ekstra të shërbimit, por pjesë thelbësore të aplikacioneve që zhvillojmë. Ne u ofrojmë klientëve tanë jo vetëm një website apo aplikacion, por një zgjidhje afatgjatë biznesi!
Kërkojmë një graphic designer të talentuar për t'iu bashkuar ekipit tonë! Kandidati ideal ka një interes aktiv për dizajnin, komunikimin dhe artet, minimumi 5 vjet përvojë pune në këtë fushë dhe një portofol gjithëpërfshirës që shfaq estetikën e tij personale të dizajnit. Përveç kësaj, ai ose ajo përmbush të gjitha pikat e mëposhtme në lidhje me:
Detyrat
- I përmbahet identitetit dhe udhëzimeve të brand-it
- Koncepton dhe krijon një gamë të gjerë materialesh grafike si postime për rrjetet sociale, infografikë, prezantime, raporte, katalogë, broshura, etj.
- Zhvillon përmbajtje multimediale si video prezantuese për përdorim në rrjetet sociale apo në web
- Prodhon grafika që komunikojnë ide, janë tërheqëse vizualisht dhe me ndikim emocional
- Krijon grafika të cilat paraqesin ide komplekse në një mënyrë të lehtë për t'u lexuar dhe kuptuar
- Zgjedh layout-in, imazhet, tipografinë dhe ngjyrat për materialet e komunikimit
- Kryen retouching dhe editim të imazheve
- Siguron që të gjitha materialet e dorëzuara të komunikojnë mesazhin e saktë dhe të paraqesin informacionin e saktë
- Sigurohet që materialet e dorëzuara të jenë të sakta dhe të ofruara në formatin dhe madhësinë e duhur
- Sigurohet që tekstet jenë të sakta dhe pa gabime drejtshkrimore
- Teston grafikat në paisje të ndryshme
- Siguron që projektet të përfundojnë me cilësi të lartë dhe brenda afateve kohore
Kërkesa teknike
- Është përdorues i avancuar i Adobe Illustrator, PhotoShop dhe InDesign
- Ka sy për përbërjen vizuale, estetikën dhe detajet
- Ka kuptim të mirë të brandimit, marketingut dhe reklamës
- Ka njohuri të thella rreth teorisë së dizajnit, veçanërisht në lidhje me kompozimin, tipografinë dhe teorinë e ngjyrave
Aftësi personale
- Është entuziast dhe i apasionuar pas dizajnit
- Ka dhunti krijuese dhe ide origjinale
- Mund të vendosë drejtim krijues dhe udhëzime rreth brand-it
- Ka aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe mund të artikulojë qartë idetë, dizajnet dhe sugjerimet e tija me fjalë dhe me shkrim
- Është në dijeni dhe kupton tendencat e reja në fushën e dizajnit dixhital, dhe rolin e tyre në një mjedis komercial
- Flet rrjedhshëm gjuhën angleze
- Mund të manaxhojë punën e vet dhe t'i përmbahet afatet kohore
Aftësi plotësuese
- Kupton dhe mund të kontribuojë në UI/UX design
- Mund të vizatojë me dorë
- Njeh HTML dhe CSS
- Ka njohuri të përgjithshme kompjuterike dhe interneti
Orari i punës: 08:30 - 17:00, E hënë - E premte
Të interesuarit mund të aplikojnë vetëm nëpërmjet linkut: https://ketri.al/sq/pozicion-pune/apliko/senior-graphic-designer/1