Sous Chef (Shef/e Kuzhine) në restorantin SALT

O nama

Revo Hospitality Group menaxhon disa nga markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant, Lift Steak & Rooftop Bar dhe zinxhirin Opa Greek Street.

Naziv pozicije * Sous Chef (Shef/e Kuzhine) në restorantin SALT
Kategorija Cook
Vrsta posla Full Time
Opis posla

Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2018 dhe është një nga kompanitë lider që operon në biznesin e hotelerisë në Tiranë.

Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt RestaurantLift Steak & Rooftop Bar dhe zinxhirin e fast food-eve Opa Greek Street.

REVO Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.

Nje nga bizneset tona Salt Restaurant po kerkon:

  • Sous Chef (Shef/e Kuzhine) 

 

PERGJEGJESITE:

  • Planifikimi dhe menaxhimi i përgatitjeve të ditës,
  • Të ndjek standartet e kërkuara nga Shefi Ekzekutiv në shërbimin e pjatave të ushqimit,
  • Planifikimi dhe drejtimi i stafit për përgatitjet me lëndën e parë,
  • Të siguroj se kuzhina shërben produktet në kohën e duhur që të plotësoj standartet tona të cilësisë,
  • Të përgatis listën e furnizimit, duke kontrolluar stokun në magazinë,
  • Të monitoroj dhe raportoj inventarin,
  • Të garantoj higjienën dhe sanifikimin e ambjentit sipas standarteve të sigurisë,
  • Krijimi i orarit javor për stafin dhe të raportojë mbi performancën e tyre tek Shefi Ekzekutiv,
  • Të mbështes Shefin Ekzekutiv dhe të përfaqësoj atë kur mungon,
  • Përgjegjës për trajnimin e stafit të ri dhe menaxhimin e ekipit,
  • Të marr vendime të shpejta dhe të ketë koncepte kreative për restorantin,
  • Është përgjegjës për përgatitjen, planifikimin dhe drejtimin e ushqimit tek personeli i kuzhinës,
  • Të ndihmoj në përgatitjen dhe hartimin e të gjitha menuve të ushqimeve dhe pijeve,
  • Të prodhojë pjata me cilësi të lartë si nga dizajni edhe nga shija,
  • Të zgjidh me shkathtësi çdo çështje që lind dhe të marr kontrollin e situatave problematike,
  • Të menaxhojë dhe trajnoj stafin e kuzhinës në mënyrë të vazhdueshme,
  • Të ketë një qendrim pozitiv dhe profesional me kolegët dhe klientët.

Traženi uslovi

KERKESAT:

  • Diplomë/Kurse/Certifikata në fushën e kulinarisë, fushën e gastronomisë ose fusha të ngjashme,
  • Të paktën 5 vite eksperiencë në sektor të ndryshëm të kuzhinës,
  • Të ketë njohuri mbi metodat e gatimit, përberësve, pajisjeve të kuzhinës, përdorimit të tyre dhe proçedurave të ndryshme të gatimit,
  • Saktësi dhe shpejtesi në trajtimin e situatave emergjente dhe ofrimin e zgjidhjeve,
  • Të ketë njohuri me praktikat më të mira të industrisë,
  • Të ketë njohuri të programeve të ndryshme kompjuterike MS Office, programit për menaxhimin e restoranteve, POS dhe funksionimin e tyre,
  • Të jetë i/e motivuar dhe energjik/e,
  • Aftësi shumë të mira menaxheriale,
  • Aftësi shumë të mira komunikuese,
  • Aftësi shumë të mira organizuese,
  • Etikë profesionale dhe gjithmonë i/e gatshëm.

Nëse dëshironi të rriteni ose të përmirësoni karrierën tuaj duke punuar me REVO Hospitality Group, jeni te mirëpritur të dorëzoni CV tuaj në adresën e email-it:

hr@rhg.al

 

Departamenti i BNJ

Mob: 069 70 79 300

Email: hr@rhg.al

 

https://rhg.al/

https://www.instagram.com/revohg/

https://www.facebook.com/revoHG/

 

https://liftrestaurant.al/

https://www.instagram.com/lift_tirana/

https://www.facebook.com/LIFT-Steak-Rooftop-Bar-100621475202723/

 

https://www.salt.al/

https://www.instagram.com/salt_tirana/

https://www.facebook.com/salt.tirana/

 

https://opa.com.al/about-us/

https://www.instagram.com/opa.com.al/

https://www.facebook.com/opa.albania/