Brand Manager / Departamenti i Shitjes

All Balcans Corporation
About us

Kompania "ALL BALCANS CORPORATION" (AlbanCorp Group) sh.a është një kompani distribucioni e mallrave të konsumit, e vendosur në Tiranë dhe e themeluar në vitin 1995, me një eksperiencë prej 21 vitesh në tregun shqiptar. Kompania "ALL BALCANS CORPORATION" sh.a ofron një portofol cilësor dhe konkurrues të bazuar në nevojat e konsumatorëve vendas. Me rrjetin tonë mbarëkombëtare të shpërndarjes, ne ofrojmë produkte me cilësi të lartë të kompanive të njohura për çdo familje në Shqipëri. Klientët janë partnerët tanë: Ne tashmë kryejmë shpërndarje të mallrave në më shumë se 7000 klientë në të gjithë Shqipërinë. Partnerët tanë të Biznesit janë BEIERSDORF, GlaxoSmithKline, Mondelez International, Manner, Arcor dhe Trompenburg, Friesland Campina, Mutti. Produktet tona në Kategorinë “Përkujdesje Personale” numërohen NIVEA Visage, NIVEA for men, Labello, Aquafresh, Sensodyne, Parodontax & Corega, Nivea Body Essential Line products, Nivea Hair Care products, Nivea Baby Care products, Nivea Sun products etj. Në kategorinë “Ushqimore” numërohen të gjitha produktet nën emrin Milka, Toblerone dhe Manner, vafera të brand-it Napoli, biskota të kripura dhe të ëmbla nën emrin Barni, Milka Soft Cake, Milka Biscuits, TUC, Elvita, Horega, karamele dhe camcakëza si Trident Splash & Senses, Poosh, Bonibon, Olips, Missbon dhe Barkleys, bustinat e kafes nën emrin e njohur Jacobs, salca për pasta nën emrin Mutti, djathi i shkrirë nën emrin e njohur Philadelphia, qumësht dhe drithëra për fëmijë të porsalindur, qumësht të pasterizuar për të rritur dhe fëmijë nën emrin NOYNOY, Frisolac, Frisomel, Frisogrow, kos frutash nën emrin Campina Fruttis dhe Yogfun, etj.

Post Title * Brand Manager / Departamenti i Shitjes
Category Sales Manager
Work type Full Time
Job Description

Kompania "ALL BALCANS CORPORATION" sh.a kërkon të punësojë në pozicionin:

Brand Manager

Departamenti i Shitjes
 

Requrements

  • Menaxhon produktet ekzistuese dhe krijon bazat për produktet e reja, si edhe ndryshimet e tjera të mundshme për markat e portofolit nën ngarkim,
  • Përkthen strategjitë e markes/markave në plane konkrete dhe përcakton aktivitetet që nevojiten me objektivat përkatës si dhe hapat e nevojshme për ekzekutim,
  • Monitoron ekzekutimin e projekteve në mënyrë që të sigurohet realizimi i objektivave,
  • Kryen analiza të ndryshme shitjeje, financiare dhe marketingu, kërkime tregu dhe konsumatore për të analizuar performancën e markës/markave të portofolit,
  • Menaxhon buxhetin marketing të markës/markave në portofol,
  • Përgjegjës për mbarëvajtjen e kontakteve me partnerët ndërkombëtare.

Other (Optional)

  • Diplomë universitare në fushën e Degen Administrim Biznesi/Marketing,
  • Preferohet minimumi 3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme, në fushën e shpërndarjes, distribucionit në tregun shqiptar,
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze,
  • Aftësi shume te mira në MS office,
  • Aftësi shumë të mira komunikuese,
  • Aftësi të mira organizative,
  • Aftësi për të menaxhuar kohën,
  • Të jetë i/e gatshëm të pershtatet, të marrë përgjegjësi,
  • Të jetë i/e besueshëm,
  • Të ketë aftësi në zgjidhjen e problemeve dhe të punoj nën presion,
  • Te jetë i/e aftë të punojë në grup,
  • Të jetë dinamik/e,
  • Të posedojë leje drejtimi automjeti.

 

TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË:

Departamenti i Burimeve Njerëzore

hr@albancorp.com

Vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30.04.2018.

__________________

All Balcans Corporation Sh.A.
Rr. Gjergj Legisi, Tiranë, Shqipëri
Web: www.albancorp.com