Ne te Levi’s Albania po kerkojme Shitës/e ne qendren Toptani.

Naziv pozicije * Ne te Levi’s Albania po kerkojme Shitës/e ne qendren Toptani.
Kategorija Marketing/Prodaja
Vrsta posla Full Time
Opis posla

Levi’s vjen për herë të parë në Shqipëri nga distributori zyrtar dhe eksluziv RIER shpk. Duke filluar nga muaji korrik do të hapet dyqani i parë ne qendren Toptani.

 

Ne te Levi’s Albania po kerkojme Shitës/e qe jane pergjegjëse per implementimin e disa funksioneve dhe procedurave në lidhje ne shërbimin me klientin, shitjet në dyqan, reklamimin (merchandising) dhe detyrat operacionale.

Traženi uslovi

Personi do te jetë i pergjegjshëm për të gjitha aktivitetet e shitjes, nga momenti i marrjes së kontaktit të parë me klientin deri ne mbylljen e procesit të shitjes dhe sherbimin e tij mbas realizimit te shitjës.
Të demonstroje njohuri te shkëlqyer te produkteve dhe te ofertave te ndryshme.
Të ofrojë nje shërbim te shkëlqyer ndaj cdo klienti ne dyqanin Levi’s® duke përdorur “The 3C’s of Success: Connect, Consult & Close”
Të punoje në arritjen e objektivave individuale dhe te dyqanit në lidhje me shitjet
Të kujdeset për pamjen dhe sistemimin e dyqanit sipas udhezimeve të menaxherit perkatës
Të ketë informacion rreth historisë të Levi Strauss & Company
Të kryeje shitjet ne arke dhe inventarin me kërkese te menaxherit te dyqanit
Të jetë pjesë aktive e zbatimit të planit të marketingut të kompanisë
Të jesh nje ambassador i brendit Levi’s
Të kuptoje dhe zbatoje të gjithe politikat,procedurat dhe kodin e etikës se kompanise
Të kryeje punë të tjera sipas pergjegjesise

 

Kriteret e punesimit:

Të kete mundesi të punoje me orar fleksibel për të arritur nevojat e biznesit duke përfshirë turne në darkë dhe ne fundjave.
Preferohet minimumi 1 vit eksperiencë të mëparshme në fushen e shitjeve
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe pune në grup
Të jete i motivuar dhe me deshire për të punuar
Të jetë shume  i/e besueshem, i/e gatshëm të pershtatet dhe të marre përgjegjësi
Arsimi i larte preferohet, por nuk eshte kusht
Të jetë nga mosha 18 deri ne 29 vjec

 

Si pjesë e Levi’s Albania. Rier shpk ofron një paketë benefitesh tejet tërheqëse, duke përfshirë një pagesë mjaft të mirë dhe mundësine për të punuar për nje brend ikonë në fushen e modes ku ka hapësira per zhvillimin e aftësive dhe ecjen ne karrierë.

 

Nese jeni të interesuar per pozicionin e mësiperm ju lutem dergoni cv-ne tuaj në adresen e email-it: team@rieralbania.com

 

Lokacioni: Qendra Tregtare Toptani, Kati i 2të