Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.
NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. Shoqëri Sigurimi me qendër në Tiranë njofton për 2 (dy) vende të lira pune në Drejtorinë e Përgjithshme si:
Specialist i trajtimit të dëmeve
Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.
Të ketë dy vjet eksperiencë pune.
Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, Internet.
Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
Të ketë aftësi shumë të mira analizuese dhe monitoruese.
Të interesuarit, brenda datës 16.08.2018 të dorzojnë Letër motivimi, C.V. me fotografi dhe 2 referenca, në Departamentin Legal dhe Burimeve Njerëzore të Shoqërisë “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a., me adresë “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@sigal.com.al
Për cdo informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit: 04 22 333 08.