Opis posla
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. Shoqëri Sigurimi me qendër në Tiranë njofton për 4 (katër) vende të lira pune:
Menaxher të Marrjes në Sigurim, Dega Elbasan
- Prezanton dhe promovon shitjen e të gjithë produkteve të sigurimit të shoqërisë “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” .
- Ndërton rrjetin e shitjeve për produktin e sigurimit të cilin prezanton.
- Administron shitjet dhe rrjetin e shitjeve.
- Mban lidhje me klientet dhe ndërton rrjetin e shitjeve.
- Mban lidhje me departamentet në Drejtorinë e Përgjithshme.
- Ndjek ecurine e punëve si dhe drejton dhe përgatit stafin e shitjeve.
- Organizon takime për promovim produkti.
- Për shitjet e realizuara përveç pagës përfiton komisione/bonuse sipas kritereve dhe proçedurave të përcaktuara në udhëzime / akte te tjera për këtë qëllim, të shoqërisë.
Traženi uslovi
Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë, me preferencë në Fakultetin Ekonomik, Juridik ose Shkenca të Natyrës.
- Eksperiencë punë si menaxher ose drejtues në biznes ose në institucione publike, mbi 5 vjet.
- Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, e-mail, internet.
- Preferohen kandidatë me njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizative, analizuese, drejtuese, monitoruese dhe vlerësuese. Të jetë i përkushtuar dhe dinamik.
Të interesuarit, brenda datës 20.11.2019 të dorzojnë Letër motivimi, C.V. me fotografi dhe 2 referenca, në Departamentin Legal dhe Burimeve Njerëzore të Shoqërisë “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a., me adresë “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose te dërgojnë në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al
Për çdo informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.