Specialist për Marrjen në Sigurim të Produkteve të Pasurisë

O nama

Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.

Naziv pozicije * Specialist për Marrjen në Sigurim të Produkteve të Pasurisë
Kategorija Agent prodaje
Vrsta posla Full Time
Opis posla

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  Shoqëri Sigurimi me qendër në Tiranë njofton  për 1(nje) vend të lirë pune:

                                                            Specialist për Marrjen në Sigurim të Produkteve të Pasurisë

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

Prezanton dhe promovon shitjen e produkteve të “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA”, me prioritet rritjen e shitjeve të produkteve të sigurimit të pasurisë, për të cilat është përgjegjës për ofrimin, shitjen dhe mbajtjen e marrëdhënienve me klientin, në zbatim të urdhërave/udhëzimeve të Administratorit të Përgjithshëm. Mban një plan për takimet me klientët të cilin ja paraqet Drejtorit të Degës.

Traženi uslovi

Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin Ekonomik ose Fakultetin e Inxhinierisë.
  • Përbën avantazh për kandidatin disponimi i licencës për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme.
  • Te kete njohuri shume te mira per sistemin e Sigurimeve.
  • Të jetë mbi 30 vjeç dhe preferohet me mbi 10 (dhjetë) vjet eksperiencë pune.
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, Internet.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese.

Të interesuarit, brenda datës 22.03.2020 të dorzojnë Letër motivimi, C.V. me fotografi dhe 2 referenca, në Departamentin Legal dhe Burimeve Njerëzore të Shoqërisë  “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.,  me adresë “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose te dërgojnë në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al

Për çdo informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.