KETRI WEB - Content marketer

O nama

Jemi një kompani zhvillimi web në Shqipëri, e specializuar në projekte custom të avancuara. Ne u ofrojmë bizneseve online një gamë të gjerë shërbimesh, si një ndalesë e vetme që përmirëson efikasitetin dhe manaxhimin e tyre të kohës. Në sajë të eksperiencës sonë në këtë fushë, përmirësojmë procesin e zhvillimit duke integruar performancën dhe sigurinë e faqes web me zgjidhje speciale, të zhvilluara nga vetë ne. Për ne këto nuk janë shtesa ekstra të shërbimit, por pjesë thelbësore të aplikacioneve që zhvillojmë. Ne u ofrojmë klientëve tanë jo vetëm një website apo aplikacion, por një zgjidhje afatgjatë biznesi!

Naziv pozicije * KETRI WEB - Content marketer
Kategorija Marketing / Odnosi sa javnoscu
Vrsta posla Full Time
Opis posla

Jemi në kërkim të një individi të talentuar në pozicionin "Content marketer".
Ofrojmë zhvillim të lartë profesional në një ambient miqësor.

Detyrat
- Krijimi i përmbajtjes së faqeve
- Shkrimi i artikujve për blog
- Postimi në rrjetet sociale
- Manaxhimi i fushatave email/newsletter
- Krijimi i përmbajtjes me fokus SEO-n
- Mbikqyrja e performancës së fushatave dhe raportimi i ecurisë

Traženi uslovi

Kërkesa teknike
- Anglishte e rrjedhshme
- Gramatikë dhe drejtshkrim pa gabime në Shqip dhe Anglisht
- Njohuri të koncepteve të komunikimit
- Njohuri të koncepteve të marketingut
- Përvojë në fushën e teknologjisë dhe kuptim i mirë i Web-it
- Njohuri bazë në HTML

Aftësi personale
- Rrjedhshmëri në komunikimin me shkrim dhe verbal
- Vëmendje ndaj hollësive

Ostalo (Opciono)

Orari i punës: 08:30 - 17:00, E hënë - E premte

Të interesuarit mund të aplikojnë vetëm nëpërmjet linkut: https://ketri.al/sq/content-marketer-aplikim-pune

---
Website: ketri.al
Linkedin: linkedin.com/company/ketriweb
Facebook: facebook.com/ketriweb
Instagram: instagram.com/ketri.web