Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 22 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:
Specialist i Marrjes në Sigurim Marinë
Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
Përgjigjet për anën dokumentare të departamentit sipas manualit të kompanisë. Është person kontakti në marrëdhëniet me brokerat dhe risiguruesit në marinë dhe aviacion. Ndjek të plotë korespondencën e huaj. Lëshon policat dhe faturat për sigurimin cargo, C.M.R., mjeteve lundruese dhe fluturuese. Përgatit materiale profesionale, oferta, kontrata për klientet vendas në gjuhën shqipe dhe angleze. Përgatit evidencat dhe mbylljet e procesit mujor për të gjitha produktet e departamentit. Ndjek asiston dhe monitoron degët dhe agjencitë.
Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:
Të interesuarit, brenda datës 09.06.2021 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.