www.pirro.al
• Detaje të pozicionit
• Kategoria e Punës / Profesioni: Dizenjues Grafik / Industrial
FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
“Dizenjuesi grafik” është përgjegjës për, krijimin, zhvillimin, përgatitjen dhe gjetjen e një
zgjidhje vizuale në materializimin e produkteve të ofruara nga komania.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
1-Krijimi, zhvillimi vizual dhe estetik i projektimit dhe koncepteve 2D/3D
2-Takohet me klientët, kupton dhe plotëson nevojat e tyre, duke shkëmbyer dhe
sugjeruar ide të ndryshme mbi porosinë dhe kërkesat specifike të tyre.
3-Përcakton dhe vendos afatet e duhura kohore për realizimin e porosisë sipas
kërkesës së klientit dhe procedurave teknike te realizimit.
4-Të kontrollojë dhe të mbajë përgjegjësi për dizenjimin final të dorëzuar për prodhim.
5-Të ndjek prodhimin në raste specifike, që kanë nevojë për më shumë teknik, etj.
6-Arkivimi elektronik i punimeve, projekteve dhe dosjeve të produktve, imazheve si
edhe ruajtje e përditësim.
7-Bashkëpunon ngushtësisht me kolegët dhe departamentet e tjera për zhvillimin,
konceptimin grafik dhe estetik.
KUALIFIKIMET
• Diplomë Universitare Bachelor per Arte Pamore ose veçaanerisht Graphic Design ose Industrial Design.
• Minimumi 1 vit punë në pozicione të ngjashme.
• Trajnime, internship në fushën e dizenjimit.
AFTESI INDIVIDUALE
1-Aftësi për të menduar nga pikpamja artistike me vizion krijues, origjinal për të
prodhuar ide të reja.
2-Te jete i apasionuar pas dizajnit dhe risive më të fundit.
3-Të jetë energjik/e, të ketë iniciativë dhe të ofroj ide të reja në çështje të ndryshme
lidhur me procesin e punës;
4-Aftësi të shkëlqyera analitike dhe në zgjidhjen e problemeve.
5-Shkathtësi, vëmendje ndaj detajeve.
6-Njohje e mire e programeve: illustrator Adobe, Photoshop, Coral Draw dhe Rhinoceros (dhe programe te ngjashme 3D). Prioritet kane edhe kandidatet qe njohin After Effects ose Premier Pro.
7- Aftësi të mira bindëse, negociuese dhe komunikimi.
8- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të trajtuar disa çështje në të njejtën kohë.
9-Aftësi pune në grup dhe nivel të lartë bashkëpunimi
10-Aftësi në menaxhimin e kohës dhe i orientuar drejt objektivave.
11- Fleksibël, edhe në rastet kur i ngarkohen detyra të tjera.