Опис на работата
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 24 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:
IT Information Security Officer
Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
- Krijimi dhe menaxhimi i një programi të ndërthurur të sigurisë së informacionit.
- Vlerësimi i rreziqeve të sigurisë së informacionit dhe hartimi i planeve strategjike për t'u përballur me to.
- Përgatitja dhe udhëzimi i protokolleve të sigurisë për të garantuar që të gjithë pjesëtarët e organizatës respektojnë standartet e sigurisë
- Monitorimi dhe analiza e aktivitetit të rrjeteve dhe aplikacioneve për të zbuluar incidente të mundshme të sigurisë.
- Përgatitja dhe kryerja e testeve të sigurisë dhe vlerësimi i sigurisë së informacionit për të zbuluar dobësitë potenciale.
- Zbatim dhe menaxhim i politikave të sigurisë së informacionit në organizatën tonë dhe garantimi që të gjithë pjesëtarët e organizatës i ndjekin ato.
- Vlerësimi i efektivitetit të politikave dhe proceseve të sigurisë dhe ndryshimi i tyre nëse është e nevojshme.
Потребни квалификации
Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:
- Bachelor në informatikë, teknologji informacioni, ose fusha të ngjashme
- Certifikata të tilla si Certified Information Systems Security Professional (CISSP), Certified Chief Information Security Officer (CCISO), ose Certified Information Security Manager (CISM) perbejne avantazh.
- Përvojë relevante në fushën e teknologjisë së informacionit dhe/ose sigurisë së informacionit.
- Njohuri të thella të protokolleve të sigurisë dhe teknologjive si firewall, antivirus, IDPS, SIEM, dhe kriptim të të dhënave.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, udhëheqje dhe mendimi strategjik.
- Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese dhe te punes ne grup.
Të interesuarit, brenda datës 20/05/2023 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.