Опис на работата
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 24 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:
Web Designer
Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
- Krijimi i dizajneve të faqeve të internetit për kompanine në përputhje me kërkesat.
- Përdorimi i teknologjive të ndryshme për të krijuar dizajne të shkëlqyeshme dhe të funksionueshme.
- Vlerësimi i funksionimit të faqeve të internetit dhe ndryshimi i tyre nëse është e nevojshme për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit.
- Ndërtimi i faqeve të internetit të përshtatshme për pajisjet mobile dhe desktop.
- Bashkëpunimi me ekipet e zhvillimit dhe të përdoruesve për të siguruar që dizajni i faqeve të internetit të jetë i integruar me funksionimin dhe qëllimet e organizatës sonë.
Потребни квалификации
Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:
- Bachelor në Dizajn Grafik, Dizajn të Faqes së Internetit ose fusha të ngjashme.
- Përvojë pune relevante në dizajnin e faqeve të internetit .
- Njohuri të thella të HTML, CSS, dhe teknologjive të tjera të ndërtimit të faqeve të internetit.
- Njohuri shume te mira per CMS si Wordpress.
- Njohuri rreth Nginx, Apache, Windows Server.
- Aftësi për të realizuar në kohë detyrat e ngarkuara.
- Njohuri të gjuhën angleze në të folur dhe të shkruar.
- Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese dhe te punes ne grup.
Të interesuarit, brenda datës 20/05/2023 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.