Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 21 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:
Menaxher i Marrjes në Sigurim, Dega Durrës
Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
Prezanton dhe promovon shitjen e produkteve të “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA”, me prioritet rritjen e shitjeve të produkteve të sigurimit vullnetar, për të cilat është përgjegjës për shitje, në zbatim të urdhërave/udhëzimeve të Administratorit të Përgjithshëm. Të krijojë dhe menaxhojë databazën e kontakteve me klientet. Të raportojë ecurinë e shitjeve, perfshirë kontaktimin e klientëve, rezultatet e arritura dhe krahasimin me objektivat. Të hartojë strategji konkrete dhe planifikojë punën në mënyrë sistematike.Të komunikojë rregullisht me departamentet për të mundësuar përpilimin e ofertave dhe prezantimeve seriose ndaj klientëve. Të informojë klientët ekzistues për produktet/ofertat e reja.Të propozojë teknika të reja promovimi/shitjeje.
Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:
Të interesuarit, brenda datës 19.02.2021 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.