Опис на работата
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 25 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 2 (dy) vende të lira pune për:
Specialist i Marrjes ne Sigurim, Drejtoria e Përgjithshme
Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
- Kërkon dhe identifikon treg dhe klientë potenciale per shitjen e produkteve të sigurimit..
- Mban marrëdhëniet me klientet.
- Siguron nga klienti dokumentacionin e përcaktuar në udhëzime.
- Përcakton mbulimin e sigurimit dhe përllogarit primin e sigurimit.
- Rregjistron të dhënat për shitjet e policave të sigurimit, dhe përpunon evidencat e shitjes.
- Pregatit planin lidhur me kërkesat dhe shpenzimet e nevojshme për zhvillimin e mëtejshme shitjeve.
Потребни квалификации
Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë, me preferencë në Fakultetin e Inxhinierisë, Fakultetin Ekonomik ose Shkenca të Natyrës.
- Preferohen të kenë njohuri në fushën e sigurimeve.
- Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, e-mail, internet.
- Preferohen kandidatë me njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizative, analizuese, drejtuese, monitoruese dhe vlerësuese. Të jetë i/e përkushtuar dhe dinamik.
- Të ketë aftësi analizuese, monitoruese dhe vlerësuese. Të jetë i përkushtuar dhe dinamik.
Të interesuarit, brenda datës 28.06.2024 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.