E themeluar në vitin 1994, shoqëria “TEUTA DURRES” SHPK, operon në dy sektorë kryesor: paketimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Kompania lider në treg në sektorin ushqimor prej 29 vitesh me markat Teuta dhe Gold si edhe distributor ekskluziv i shumë markave premium Italiane si Riso Scotti, Pasta Garofalo, Ponti, Olitalia, Sant'Anna, Grupo Tedesco, Roberto, Selezione Casillo, Matilde Vicenzi me mbi 19 ekskluzivitete.
Kryen veprime të likuiditetit në arkë. Regjistron ato në sistem dhe dokumenton veprimet përkatëse;
Regjistron fatura të shitjes dhe njeh dokumentacionin përkatës;
Njeh ditarin e klientit dhe raporton mbi gjendjet debitore të klientëve;
Njeh Librin e Shitjes.
Arsimi i lartë në Degën Ekonomik;
Njohuri të mira në Excel;
E specializuar në profilin e blerjeve;
Minimalisht 3 vite eksperiencë pune në këtë profesion;
Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunimi në grup;
E aftë për të marrë përgjegjësi.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV në email: hr@teutadurres.com deri në datën 01.08.2021.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.