Durrës, ofroj vend pune MAGAZINIER/E

За нас

E themeluar në vitin 1994, shoqëria “TEUTA DURRES” SHPK, operon në dy sektorë kryesor: paketimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Kompania lider në treg në sektorin ushqimor prej 28 vitesh me markat Teuta dhe Gold si edhe distributor ekskluziv i shumë markave premium Italiane si Riso Scotti, Pasta Garofalo, Ponti, Olitalia, Sant'Anna, Grupo Tedesco, Roberto, Selezione Casillo, Matilde Vicenzi me mbi 19 ekskluzivitete.

Наслов на огласот * Durrës, ofroj vend pune MAGAZINIER/E
Опис на работата

Përgjegjës për gjendjen e inventarit fizik në magazinë;
Verifikon që të gjitha hyrjet fizike të mallit në magazinë nga Importi / blerës të brendshëm apo nga magazina të tjera, të jenë në përputhje me dokumentacionin shoqërues;
Verifikon që të gjitha daljet fizike të mallit në magazinë për klientë apo për magazina të tjera, të jenë në përputhje me dokumentacionin shoqërues;
Raporton, dokumenton dhe ndjek mungesat / tepricat në furnizime apo mospërputhje të tjera, lidhur me dëmtimet apo skadencat e produkteve;
Monitoron dhe orienton zhvendosjen e mallit që nga momenti i hyrjes në magazinë, pozicionimin e tij në rafte deri në ngarkimin e tij për transport.

Потребни квалификации

Preferohet të ketë eksperiencë në këtë pozicion pune;
Të jetë përdorues i mirë i Paketës Microsoft Office;
Të ketë aftësi organizative dhe të punës në grup.

Друго (опционално)

Të interesuarit mund të dërgojnë CV në email: hr@teutadurres.com deri në datën 10.10.2021.

 
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.