Опис на работата
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 22 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:
Specialist i Marrjes në Sigurim Kasko, GPS, Departamenti i Marrjes në Sigurim të Mjeteve Motorike
Roli dhe Përgjegjësitë:
- Realizon takimet me klientët dhe ndjek e nënshkrimin e kontratave për produktet Kasko dhe GPS.
- Mban marrëdhëniet me leasing dhe bankat që operojnë në tregun shqiptar, koncesionarët e markave të mjeteve motorike,“Rent a Car”, përgatit marrëveshje dhe oferta të ndryshme për këto subjekte.
- Përgatit oferta për klientët ekzistues dhe të rinj duke gërshetuar shitjen e produkteve motorike me GPS;
- Monitoron programin e shitjes së produkteve vullnetare, zhvillimin i tij sipas kërkesave të departamentit dhe kontrollin e shitjeve.
- Kryen miratime dhe asistenca për degët për marrjen në sigurim Kasko, GPS.
- Përgatit faturat tatimore dhe ndjekjen e pagesave për subjektet që kanë blerë shërbimin GPS.
- Mban kontakte me te gjithe agjentët e shitjeve për produktet vullnetare Kasko & GPS.
- Ështe back-up i Shefit të Zyrës në rast mungese të këtij të fundit, për të gjitha problematikat që lidhen me produktet motorike vullnetare.
Потребни квалификации
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Ekonomisë, të Informatikës Ekonomike ose Inxhinieri.
- Te kenë 3 (tre) vite eksperiencë në punë, me preference në fushën e financës, sigurimeve ose të teknologjisë.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
- Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, pune në grup si edhe të jenë të përkushtuar dhe dinamik.
Të interesuarit, brenda datës 26.10.2021 të dorzojnë CV edhe letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm (ose punëdhënësi aktual) në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.