Përgjegjës Mirëmbajtje Objekti dhe Logjistike

O nama

Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.

Naziv pozicije * Përgjegjës Mirëmbajtje Objekti dhe Logjistike
Kategorija Generalni menadžer
Vrsta posla Full Time
Opis posla

"SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  Shoqëri Sigurimi me qendër në Tiranë njofton  për 1(një) vend të lirë pune në Drejtorinë e Përgjithshme:

 

Përgjegjës Mirëmbajtje Objekti dhe Logjistike

Traženi uslovi

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

Kontrollon zbatimin e rregullave të Kompanisë lidhur më mirëmbajtjen dhe sigurinë. Kryen kontrollin e përditshëm për sigurinë e objekteve përfshirë ndjekjen e kontratës për  shërbimin SHRSF. Ndërmerr kontrolle periodike, teknike për gjendjen e  objekteve si sistemi i mbrojtjes kundër zjarrit, sistemi i ngrohjes qendrore, ashensorëve, tarracave, sistemi i ndriçimit. Ndërmerr veprimet e nevojshme për mirëmbajtjen e ambjenteve, përfshirë edhe kontraktimin e subjekteve të treta. Mban dhe raporton periodikisht buxhetin për mirëmbajtje dhe riparime, në zëra të veçantë.

 

Kriteret që aplikanti duhet të plotesojë janë:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në shkencat ekonomike, inxhinierike dhe juridike;
  • Eksperiencë pune jo më pak se 3 vjet;
  • Të ketë njohuri të gjera të politikave në shërbimet logjistike, aftësi për të përcaktuar objektiva dhe vendosur prioritete dhe respektuar afatet;
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, Internet;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  • Aftësi për të planifikuar, rishikuar dhe koordinuar punën e stafit nën varësi, aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, aftësi analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave te reja.

 

Të interesuarit, brenda datës 05.09.2019 të dorzojnë Letër motivimi, C.V. me fotografi  dhe 2 referenca, në Departamentin Legal dhe Burimeve Njerëzore të Shoqërisë  “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.,  me adresë “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@sigal.com.al

Për cdo informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit:  04 22 333 08.