Tirane, ofroj vend pune Shtrues Pllakash

O nama

"ÇELËSI Media Group" operon në tregun Shqiptar që prej vitit 1998 duke qenë udhëheqësi në sigurimin e informacionit praktik në Shqipëri, duke mbuluar 5 fushat kryesore të komunikimit: konsumatori drejt konsumatorit (C2C), biznesi drejt konsumatorit (B2C), biznesi drejt biznesit (B2B), aktivitetet artistike & kulturore dhe turizmin. ÇELËSI vjen me një shërbim të ri që do të jetë mjeti për konsultë, mbështetje dhe lehtësim të punëdhënësve dhe punëkërkuesve në gjetjen dhe ruajtjen e njëri-tjetrit. Ky shërbim i ri i quajtur “Profesionisti” nga ÇELËSI do të plotësojë strategjikisht shërbimet e rekrutimit si për punëdhënësit ashtu edhe për vetë punëkërkuesit dhe përfaqësojë revolucionarizimin e tregut të punës.

Naziv pozicije * Tirane, ofroj vend pune Shtrues Pllakash
Kategorija Gradjevina
Vrsta posla Full Time
Opis posla

Profesionisti Recruitment Agency, për llogari të një Klienti lider në sektorin Retail, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Shtrues Pllakash.

Përmbledhja e pozicionit: Qëllimi i pozicionit të punës është instalimi, mirëmbajtja dhe riparimi i parketeve dhe lloje të tjera të dyshemeve ose mbulimi i dyshemeve, mureve apo sipërfaqet e tjera me pllaka, ose panele mozaikësh për qëllime dekorimi etj.


 

Traženi uslovi

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Studion projektin përkatës për sipërfaqet që do të shtrojë;
  • Bën preventivin e materialeve të duhura për dyshemenë apo sipërfaqet e tjera;
  • Siguron bazën e nevojshme materiale;
  • Konsultohet me inxhinier apo teknikë të tjerë të objektit;
  • Përgatit sipërfaqen e dyshemesë për t’u mbuluar me parket, pllaka ose materiale të tjera;
  • Bën nivelimin e sipërfaqes me material mbushës (rërë e çimento);
  • Parapërgatit materialet e nevojshme për shtrimin e pllakave (llaçin, kollin, bojakun, etj;
  • Vendos pllakat apo materialet e tjera në dysheme sipas skicës dhe përshkrimeve të tjera, duke respektuar afatet e mpiksjes së materialeve;
  • Përgatit sipërfaqet e murit për mbulim me pllaka ose materiale të tjera për qëllime dekorimi ose të tjera (rasti i izolimit akustik).

 

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë pune e mëparshme në fushën e shtrimit të pllakave
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
  • Përbën avantazh eksperienca e mëparshme e punës në vendet e BE

 

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrat e kontaktit: +355 68 208 1362 / +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”