Menaxher zyre dhe kordinator rrjeti në terren

O nama

Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.

Naziv pozicije * Menaxher zyre dhe kordinator rrjeti në terren
Kategorija Marketing/Prodaja
Vrsta posla Full Time
Opis posla

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë                25 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

Menaxher zyre dhe kordinator rrjeti në terren, Departamenti i Marrjes në Sigurim të Mjeteve Motorike

Roli dhe Përgjegjësitë:

  • Menaxhon zyrën e marrjes në sigurim të detyrueshëm të mjeteve motorike.
  • Menaxhon rrjetin e agjentëve të Tiranës duke përfshire trajnimin me produktet e reja dhe ato egzistuese si dhe merr masa për zgjerimin e këtij rrjeti. 
  • Mbështet agjentët në takimet me klientë të ndryshëm për prezantimin e produkteve në mënyre profesionale.
  • Realizon takimet me klientët potencialë, përgatit dhe ndjek e nënshkrimin e kontratave për produktet motorike për kliente të rinj.
  • Mban marrëdhëniet me leasing dhe bankat që operojnë në tregun shqiptar, koncesionarët e markave të mjeteve motorike dhe partnerë të ndryshëm me të cilët bashkëpunon SIGAL, përgatit marrëveshje dhe oferta të ndryshme për këto subjekte.
  • Përgatit oferta për klientët ekzistues dhe të rinj duke gërshetuar shitjen e produkteve motorike me produktet vullnetare;
  • Monitoron programin e shitjes së produkteve motorike, zhvillimin i tij sipas kërkesave të departamentit dhe kontrollin e shitjeve.
  • Kryen miratime dhe asistenca për degët për marrjen në sigurim produktet motorike.
  • Mban kontakte me te gjithe agjentët e shitjeve për produktet motorike.

Traženi uslovi

Kriteret që duhet të plotësohen janë:

  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Ekonomisë, të Informatikës Ekonomike ose Inxhinieri.
  2. Te kenë 3 (tre) vite eksperiencë në punë, me preference në fushën e financës, sigurimeve, të teknologjisë ose exksperienca të ngjashme.
  3. Njohuri të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  4. Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, pune në grup si edhe të jenë të përkushtuar dhe dinamik.

Të interesuarit, brenda datës 29.04.2024 të dorzojnë CV edhe letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm (ose punëdhënësi aktual) në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”,       Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.