MENAXHER MARKETINGU – TIRANË

O nama

E themeluar në vitin 1994, shoqëria “TEUTA DURRES” SHPK, operon në dy sektorë kryesor: paketimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Kompania lider në treg në sektorin ushqimor prej 29 vitesh me markat Teuta dhe Gold si edhe distributor ekskluziv i shumë markave premium Italiane si Riso Scotti, Pasta Garofalo, Ponti, Olitalia, Sant'Anna, Grupo Tedesco, Roberto, Selezione Casillo, Matilde Vicenzi me mbi 19 ekskluzivitete.

Naziv pozicije * MENAXHER MARKETINGU – TIRANË
Kategorija Marketing/PR
Vrsta posla Full Time
Opis posla

Menaxheri i Marketingut është përgjegjës për përpilimin dhe implementimin strukturës së marketingut për të fuqizuar performancën e brandit me anë të produkteve dhe shërbimeve të marketingut në përputhje me objektivat e vendosura nga kompania dhe markat e saj.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

Përgatitja e buxheteve, planeve dhe elementeve marketing në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujorë dhe vjetor;
Monitorimi dhe zbatimi i aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në përputhje me objektivat e miratuara të biznesit;
Koordinon përgatitjen e të gjitha POSM (point of sale material) në përputhje me kërkesat
Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktike për të rritur shitjet; organizimi i aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet;
Të menaxhoje rrjetet sociale, maredheniet me foodblogers etj
Të kujdeset per website-in , imazhin e kompanise, efektshmerinë, mirembajtjen dhe ruajtjen e mardhenieve me bashkepunetore
Të kujdeset dhe të forcojë brand image të kompanisë me ide kreative.


 

Traženi uslovi

Të jetë i/e shkathët, me ide kreative dhe shumë dinamik;
Eksperienca e punës në sektorin marketing përben avantazh;
Diplomë Universitare në Marketing, Administrim Biznesi;
Aftësi të mira prezantuese, përqasje pozitive, fleksibel dhe entuziast;
Aftësi të mira komunikimi, bashkëpunimi ne grup
I/e orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe person i qendrueshem
I/e matur, i besueshëm dhe profesional;
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane
Njohuri shumë të mira të programeve të paketës Office

Ostalo (Opciono)

Personat e interesuar te dergojne nje cv prane adreses se emailit: hr@teutadurres.com.

Afati i aplikimit eshte deri me 10 Mars.