O nama
Gener 2 është një kompani shqiptare me një gamë të gjerë dhe të diversifikuar biznesi. Portofoli kryesor i veprimtarive të Gener 2 konsiston në ndërtimin e objekteve rezidencialë, komercialë dhe industrialë si edhe infrastrukturë dhe ndërtim rrugësh. Gener 2 gjithashtu është një nga investitorët kryesorë në vend në pasuri të paluajtshme dhe menaxhim pronash. Një pjesë e rëndësishme e portofolit të Gener 2, është edhe energjitika, ku aktualisht kompania do të zhvillojë hidrocentrale me mbi 100 MW kapacitet të instaluar. Aktualisht, kompania është e angazhuar në një sërë projektesh në të gjithë vendin, duke kombinuar njohuritë, aftësitë, përvojën dhe angazhimin për të përfunduar çdo projekt me sukses dhe cilësi të lartë.
Opis posla
Asistent Menaxher Shitje eshte pergjegjes per te asistuar menaxherin e katit, ne menaxhimin e perditshem te departamentit, duke perfshire menaxhimin e stafit, ambjentin e shitjeve si dhe ne sherbimin ndaj klientit.
Traženi uslovi
- Asiston ne menaxhimin e perditshem te departamentit per te cilin eshte pergjegjes;
- Kontribuon ne realizimin e synimit te shitjeve, te caktuar nga kompania;
- Kontribuon ne permiresimin e treguesve komerciale te dyqanit, si dhe menaxhon situatat problematike ne mungese te menaxherit te katit, ne lidhje me sherbimin korrekt te klientit;
- Merr pjese ne show- room-e, programe trainimi, si dhe workshop-e, te ndryshme te organizuara per fushen ne ndjekje;
- Kontrollon dhe raporton periodikisht tek menaxheri i katit, per gjendjen e stokut dhe te dhenat e shitjeve, sipas kategorive te produkteve;
- Merr pjese dhe asiston tek menaxheri i katit per ecurine e procesit te inventarit, te organizuar sipas kerkesave te kompanise;
- Siguron ne menyre te vazhdueshme zbatimin e standarteve ne sherbimin ndaj klientit duke informuar dhe sugjeruar zgjidhjen e problemeve te tij;
- Ne bashkepunim me menaxherin e katit, informon stafin per ecurine e aktivitetit, iniciativat e reja, apo çeshtje te tjera qe lidhen me funksionimin e kompanise;
- Ndjek funksionimin e perditshem te punes ne katin perkates (rregullsine e uniformave te stafit, rregullsine e ambientit, etj) dhe informon Menaxherin e Katit, per çdo problem qe mund te ndodhe ne departamentin qe ka ndjekje;
- Sigurohet per pajisjen e çdo artikulli me etiketen e çmimit dhe kujdeset per rregullsine e rafteve dhe artikujve te dyqanit;
- Ndjek zbatimin e programeve te ndryshme promocionale, ekspozimet dhe aktivitetet e ndryshme, ne departamentin perkates.
- Marja ne dorezim i produkteve te ardhura nga magazina.
Ostalo (Opciono)
- Te jete i/e diplomuar, preferohet ne Fakultetin e Ekonomik;
- Mbi 2 vjet eksperience pune ne fushen e shitjeve;
- Te zoteroje programet baze te punes ne kompjuter, preferohet te kete njohuri ne programe te menaxhimit komercial;
- Te kete aftesi negociuese;
- Te kete aftesi te spikatura komunikimi;
- Te kete njohuri te gjuheve te huaja: Anglisht dhe Italisht;
Te gjithe te interesuarit, jane te lutur qe te dergojne CV nepermjet adreses se e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.
Afati i fundit i aplikimit eshte data 19 Dhjetor 2016, ora 17:00.
* Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
* Gener 2 merr persiper qe te dhenat e kandidateve te trajtohen ne konfidencialitet te plote.