Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Mane TCI është pjesë e Balfin Group e specializuar në fushën e ndërtimit.
Pozicioni: Inxhinier Zbatimi
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Palas, Vlorë
Përmbledhja e Pozicionit:
Inxhinieri i Kantierit zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë & shëndetit në punë.
Detyra dhe Përgjegjësi :
• Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit
• Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si ditar objekti, proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.
• Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe ligjeve në fuqi.
• Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier.
• Sigurimin e zbatimit te punimeve në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë të kompanisë.
• Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta
• Përgatitjen e “snagging list” ose të punimeve me mangësi ose të papërfunduara si pjese e procesit të kolaudimit
• Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes
• Zbatimin me rigorozitet i rregullave teknike dhe kodit të veshjes
• Organizimin dhe Koordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektricist, topograf) për punime në kantier
• Koordinimin e programit të punës midis kontraktoreve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara.
• Evidentimin e nevojave për materiale, dhe mirë administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore.
• Përgatitjen e raporte ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse.
a. Edukimi:
Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.
b. Eksperiencat e punës:
Të ketë experiencë pune 5 deri në 7 vjet.
c. Kualifikime të tjera:
• Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike.
• Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi
• Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer me gojë dhe me shkrim ,përgatitje raportesh etj.
• Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
• Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etj.)
d. Aftësi të tjera:
• Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënë avantazh)
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund te aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në adresën hr@manetci.al me subjekt MTCI_1018 ose duke plotësuar Formularin e Aplikimit në faqen zyrtare të Mane TCI @ http://manetci.al/al/karriera/formular-aplikimi
Afati i dorëzimit: 20 Maj 2018
Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.