Tirane, ofroj vend pune Hidraulik

O nama

"ÇELËSI Media Group" operon në tregun Shqiptar që prej vitit 1998 duke qenë udhëheqësi në sigurimin e informacionit praktik në Shqipëri, duke mbuluar 5 fushat kryesore të komunikimit: konsumatori drejt konsumatorit (C2C), biznesi drejt konsumatorit (B2C), biznesi drejt biznesit (B2B), aktivitetet artistike & kulturore dhe turizmin. ÇELËSI vjen me një shërbim të ri që do të jetë mjeti për konsultë, mbështetje dhe lehtësim të punëdhënësve dhe punëkërkuesve në gjetjen dhe ruajtjen e njëri-tjetrit. Ky shërbim i ri i quajtur “Profesionisti” nga ÇELËSI do të plotësojë strategjikisht shërbimet e rekrutimit si për punëdhënësit ashtu edhe për vetë punëkërkuesit dhe përfaqësojë revolucionarizimin e tregut të punës.

Naziv pozicije * Tirane, ofroj vend pune Hidraulik
Kategorija Gradjevina
Vrsta posla Full Time
Opis posla

Profesionisti Recruitment Agency, për llogari të një Klienti lider në sektorin Retail, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Hidraulik.
Përmbledhja e pozicionit: Qëllimi i pozicionit të punës është ofrimi I shërbimeve dhe kryerja e të gjitha proçeseve hidraulike duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe mirëmbajtjen e përditshme të sistemeve hidraulike.


 

Traženi uslovi

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryen të gjitha punimet hidraulike.
  • Instalon, mirëmban dhe riparon ujin e ftohur, ujin e nxehtë dhe sistemet e avullit, valvola, gypat e tubave, parandaluesit e rrjedhjes, pajisjet e përgjithshme të të gjitha llojeve etj.
  • Monitoron furnizimin dhe konstaton ndërprerjen e furnizimit me ujë.
  • Zbaton me rigorozitet rregulloren e sigurimit teknik.

 

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë pune e mëparshme në fushën Hidraulike
  • Aftësi të të kuptuarit teknik
  • Aftësi në montimin e gypave të plastikës
  • Aftësi të punojë me sistemet e nxehjes
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
  • Përbën avantazh eksperienca e mëparshme e punës në vendet e BE

 

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrat e kontaktit: +355 68 208 1362 / +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”