Opis posla
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 21 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:
Drejtor departamenti
Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
- Përfaqëson departamentin në marrëdhënie me Administratorin e Përgjithshem, Zv/Drejtorin e Përgjithshëm dhe Eprorin direkt;.
- Kryen analizën e treguesve statistikore dhe ndjek prirjet e zhvillimit të tregut të produkteve të cilat mbulon.
- Harton plane afat shkurtra, për zhvillimin e biznesit dhe detyrat që dalin për zbatimin e detyrave dhe objektivave vjetore.
- Harton rregullore për zbatimin me përpikmëri të kritereve të marrjes në sigurim.
- Miraton produktet e reja në perputhje me interesat e tregut dhe politikat.
- Miraton politika marketingu në përputhje me interesat e kompanisë.
- Miraton polica mbi kompentencat e lejuara nga stafi.
- Ndjek takimet me klientët korporate dhe nënshkrimi i kontratave të mëdha.
- Miratimi i ofertave për klientet.
- Mirëmbajtja e marrëdhënieve me brokerat, risiguruesit, bankat duke pergatitur akt-marrëveshjet, takimet etj).
Traženi uslovi
Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë, me preferencë në Fakultetin e Inxhinierisë, Fakultetin Ekonomik ose Shkenca të Natyrës, Drejtësi.
- Eksperiencë punë si menaxher ose drejtues në biznes privat ose në institucione publike, mbi 5 vjet.
- Preferohet punësim i mëparshëm në institucione financiare.
- Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, e-mail, internet.
- Preferohen kandidatë me njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizative, analizuese, drejtuese, monitoruese dhe vlerësuese. Të jetë i/e përkushtuar dhe dinamik.
Të interesuarit, brenda datës 23.04.2021 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.