Drejtor departamenti

About us

Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.

Τίτλος ανάρτησης * Drejtor departamenti
Κατηγορία ?????? ??????????
Περιγραφή εργασίας

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 21 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe     Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

                                                                       Drejtor departamenti

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

  • Përfaqëson departamentin në marrëdhënie me Administratorin e Përgjithshem, Zv/Drejtorin e Përgjithshëm dhe Eprorin direkt;.
  • Kryen analizën e treguesve statistikore dhe ndjek prirjet e zhvillimit të tregut të produkteve të cilat mbulon.
  • Harton plane afat shkurtra, për zhvillimin e biznesit dhe detyrat që dalin  për zbatimin e detyrave  dhe objektivave vjetore.
  • Harton rregullore për zbatimin me përpikmëri të kritereve të marrjes në sigurim.
  • Miraton produktet e reja në perputhje me  interesat e tregut dhe politikat.
  • Miraton politika marketingu në përputhje me interesat e kompanisë.
  • Miraton polica mbi kompentencat e lejuara nga stafi.
  • Ndjek takimet me klientët korporate dhe nënshkrimi i kontratave të mëdha.
  • Miratimi i ofertave për klientet.
  • Mirëmbajtja e marrëdhënieve me brokerat, risiguruesit, bankat duke pergatitur akt-marrëveshjet, takimet etj).

Απαιτήσεις

Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:

  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë, me preferencë në Fakultetin e Inxhinierisë, Fakultetin Ekonomik ose Shkenca të Natyrës, Drejtësi.
  2. Eksperiencë punë si menaxher ose drejtues në biznes privat ose në institucione publike, mbi 5 vjet.
  3. Preferohet punësim i mëparshëm në institucione financiare.
  4. Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, e-mail, internet.
  5. Preferohen kandidatë me njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  6. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizative, analizuese, drejtuese, monitoruese dhe vlerësuese. Të jetë i/e përkushtuar dhe dinamik.

Të interesuarit, brenda datës 23.04.2021 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.