E themeluar në vitin 1994, shoqëria “TEUTA DURRES” SHPK, operon në dy sektorë kryesor: paketimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Kompania lider në treg në sektorin ushqimor prej 29 vitesh me markat Teuta dhe Gold si edhe distributor ekskluziv i shumë markave premium Italiane si Riso Scotti, Pasta Garofalo, Ponti, Olitalia, Sant'Anna, Grupo Tedesco, Roberto, Selezione Casillo, Matilde Vicenzi me mbi 19 ekskluzivitete.
Jep ndihmë në magazinë duke ndihmuar në zbatimin e punës së përditshme duke mbështetur punën e magazinierit për procese të ndryshme;
Ndihmon në procesin e riorganizimit të hapësirës së magazinës për ta mbajtuar atë të rregullt si dhe për të krijuar hapësirën e nevojshme;
Ndihmon gjatë procesit të ngarkimit dhe shkarkimit të mallrave në automjetet e kompanisë dhe ato që transportohen drejt distributoreve;
Ndihmon në procese të ndryshme brenda magazinës.
Mosha 20 - 36 vjeç;
Të jetë i shkathët dhe i aftë për të përballuar volumin dhe ngarkesën në punë;
Të jetë i komunikueshëm, korrekt dhe i aftë të punojë në grup;
Të ketë njohuri ose leje drejtimi në përdorimin e pirunit.
Të gjithë personat e interesuar të kontaktojnë në numrin e telefonit 067 20 79 610.