E themeluar në vitin 1994, shoqëria “TEUTA DURRES” SHPK, operon në dy sektorë kryesor: paketimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Kompania lider në treg në sektorin ushqimor prej 29 vitesh me markat Teuta dhe Gold si edhe distributor ekskluziv i shumë markave premium Italiane si Riso Scotti, Pasta Garofalo, Ponti, Olitalia, Sant'Anna, Grupo Tedesco, Roberto, Selezione Casillo, Matilde Vicenzi me mbi 19 ekskluzivitete.
Jep ndihmë në magazinë duke ndihmuar në zbatimin e punës së perditshme duke mbështetur punën e magazinierit për procese të ndryshme;
Mirëmban dhe kontrollon të gjitha produktet si dhe merr përgjegjësi për ato që janë në magazinë;
Është person përgjegjës për marrjen e faturave nga operatorët dhe për përgatitjen e materialeve për t’u dorëzuar tek shoferët dhe automjetet e kompanisë;
Ndihmon në procesin e riorganizimit të hapësirës së magazinës për ta mbajtuar atë të rregullt si dhe për të krijuar hapësirën e nevojshme;
Kujdeset për nëndarjen e produkteve sipas kodeve dhe llojit;
Ndihmon në procese të ndryshme brenda magazinës.
Të jetë i shkathët dhe i aftë për të përballuar volumin dhe ngarkesën në punë;
Të jetë përdorues i mirë i Paketës Microsoft Office;
Të ketë aftësi organizative dhe të punës në grup.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV në email: hr@teutadurres.com
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.