Kasiere

O nama

Kidzone është përfaqësuesi zyrtar franchise i Jumbo në Shqipëri. Në vitin 2011, Jumbo, dyqani më i madh i lodrave në Ballkan, u bë pjesë e Grupit Balfin. Aktiviteti kryesor i Jumbo është tregtimi i lojërave dhe artikujve për fëmijë, libra, kancelari, dekorime dhe produkte sezonale. Jumbo është marka më e dashur për fëmijë, por edhe për të rritur, për shkak të gamës së gjerë me mbi 30.000 produkte, shumëllojshmërisë së tyre, dizajnit unik dhe çmimeve më të mira në treg, gjë që e bën Jumbo tërheqëse për të gjithë. Jumbo u prezantua për herë të parë tek konsumatorët shqiptarë në vitin 2011, duke hapur dyqanin e parë në TEG dhe tjetrin në QTU. Por suksesi i Jumbo në plotësimin e nevojave dhe dëshirave të të gjithëve, nuk mund të ndalej këtu. Jumbo hapi dyqane në Fier, Shkodër, Durrës gjatë vitit 2018 dhe dyqanet në Elbasan dhe Vlorë në vitin 2020.

Kategorija Cashier
Vrsta posla Full Time
Opis posla

PERMBLEDHJE E POZICIONIT:

Nje Kasiere eshte pergjegjese per menaxhimin e perditshem te arkes se vet ne perputhje me Vlerat dhe  politikat e pergjithshme te kompanise dhe te Grupit . Sigurohet qe gjate procesit te pageses, te jete e sakte, korrekte, te jap informacionin e duhur dhe ne te njejten kohe te ofroje sherbim te jashtezakonshem ndaj secilit klient, te shoqeruar me buzeqeshje dashamiresi dhe sjellje profesionale. Gjithashtu pergjegjese per pastertine, mirembajtjen, sigurine dhe menaxhimin e arkes, dhe ne fund te turnit dorezimin e xhiros dhe sigurohet qe cdo gje eshte ne rregull. 

FUNKSIONET THELBESORE TE POZICIONIT:

  • Mban paster dhe te rregullt Arken dhe ambientin e Arkes  si dhe sektorin e ushqimores prane arkave dhe ate te blerjeve impulsive;
  • Mban Arken te sigurte , e kyc ate kur nuk eshte duke punuar po ashtu edhe ekranin e Programit qe perdoret;
  • Respekton dhe pershendet klientin e para qe ne momentin e pare qe ka kontakt me te;
  • Skanon produktet me pergjegjesi pa harruar asnje nga ato;
  • Kalon dhe kontrollon cdo  produkt qe kalon mbi arken;
  • Komunikon qarte dhe sakte cmimin  e  produktit konsumatorit;
  • Merr dhe numeron leket me kujdes dhe saktesi;
  • Kthen kusurin pa gabime ne vemendje te  klientit (ne rastet perkatese) dhe e pajis ate me kupon tatimor ose me fature tatimore ne rastet kur kerkohet,
  • Realizon sakte pagesa permes posit te bankave;
  • Gjate orareve te fluksit tregon kujdes ne rradhen e klienteve qe te mos shkaktoje pakenaqesi
  • Gjen barkoded e artikujve qe sjell klienti pa barkod duke bashkepunuar me koleget e tij / saj pa merzitur klientin dhe duke ofruar sherbim te shpejte dhe te sakte;
  • Informon me miresjellje klientet qe qeset e JUMBO jane me pagese duke shmangur keqkuptimet, dhe duke i dhene arsyet perkatese,
  • Informon klientet per ofertat dhe promocionet aktuale nese ka
  • Kryen vazhdimisht  sistemimin e produkteve ne departamentin e arkes duke zbatuar udhezimet e supervizorit te arkave, merchandiserit ose Menaxherit te dyqanit;
  • Miremban produketet e departamentit ne menyre strikte duke respektuar te gjitha rregullat dhe procedurat e kompanise;
  • Ben mbushjen e vazhdueshme te sektorit te arkave me produkte kur eshte e nevojshme
  • Informon supervizorin e arkave / menaxherin e dyqanit   ne lidhje me çdo problem qe mund te kete me produktet apo parate dhe ndihmon ne zgjidhjen e problemit;
  • Bashkepunon me koleget gjate detyrave operacionale ne dyqan, dhe mban fryme bashkepunuese me departamentet e tjera, supervizorin e arkave , menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit
  • Informon Supervizorin e Arkave dhe menaxherin e dyqanit per cdo problem apo avari teknike, ankese klienti, vizita ne dyqan ose ndodhi te pazakonta ne dyqan.
  • Asiston ne trajnimin e Kasiereve te rinje;
  • Ndihmon konsumatoret, duke u siguruar qe nevojat e tyre jane identifikuar qarte dhe qe zgjidhja e tyre te behet ne menyre te shpejte dhe te kujdesshme duke i lene ata te kenaqur.
  • Dorezon arken dhe sektorin e arkave te paster,  rregullt dhe te gatshem per pune per turnin tjeter.
  • Mirepret klientet me miresjellje ne piken e informacionit dhe i merr qeset dhe i vendos ne raftet me numra , dhe po ashtu i percjell ata me miresjellje dhe duke i pershendetur i pari kur i rikthen qeset apo cantat e tyre.
  • Informon klientet per rregulloren e qeseve qe nuk mund te mbahen ne market duke ju drejtuar atyre sipas rregulloreve te brendshme te miresjelljes. 
  • Ne informacion shmang konfrontimet me klientin duke i ofruar atyre zgjidhje sipas rregulloreve te brendshme te kompanise, ose duke i drejtuar te supervizori i kases / menaxheri i dyqanit
  • Kryen me nje sherbim te shkelqyer dhe pa bezdisur/ fajesuar klientin procesin e nderrimit te aprovuar nga menaxheri i dyqanit;
  • Ne perfundim te turnit ben mbylljen e kases dhe dorezimin e lekeve prane arkes qendrore;
  • Eshte pergjegjes per vlerat mangut apo parate fallco qe mund ti dalin gjate turnit.

Traženi uslovi

KERKESAT:

  • Arsim i mesem ose i larte
  • Te pakten nje vit pervoje pune ne kase 
  • Njohja e paketes MS Office 
  • Njohuri te gjithes angleze

AFTESI:

  • Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates; 
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi;
  • Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;
  • Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në cdo kohe;

Ostalo (Opciono)

Per interviste 

TEG: +355 68 607 7378

hr@jambo.al

 

SHENIM: Ky pershkrim i pozicionit nuk eshte gjitheperfshires. Punonjesit mund te kryejne te tjera detyra ne lidhje me kete pozicion per sa kohe ato plotesojne nevojat e organizates.