Sarande, ofroj vend pune Barist (m/f)

Art & Tourism Development Group
O nama

ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë.

Naziv pozicije * Sarande, ofroj vend pune Barist (m/f)
Kategorija Hotelijerstvo / Turizam
Vrsta posla Full Time
Opis posla

BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, ju fton të aplikoni në pozicionin e:

Barist (m/f)

Përshkrim i përgjithshëm

Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të Bougainville Bay Resort & SPA dhe në sigurimin e kënaqësisë së klientëve.
 

Traženi uslovi

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
 

Të kenë një paraqitje korrekte dhe pozitive për të gjithë klientët;
Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
Planifikojnë menutë e bareve;
Sigurojnë që baret të jenë të furnizuar plotësisht me të gjitha produktet e nevojshme për shërbim;
Identifikojnë klientët për t'u siguruar që i plotësojnë kërkesat e moshës për konsumimin e alkoolit dhe produkteve të duhanit;
Përziejnë përbërësit e duhur për të përgatitur kokteje dhe pije të tjera;
Vlerësojnë nevojat dhe preferencat e klientëve;
Japin rekomandime dhe sugjerime për klientët në zgjedhjen e pijeve dhe snacks;
Mbajnë pastër dhe higjenizojnë ambjentin dhe paisjet për përgatitjen e produkteve;
Sigurojnë një ambjent të pastër, dhe të organizuar të punës;
Në rast të kërkesave të veçanta komunikojnë me menaxherin;

Kualifikimet dhe Aftësitë:

Të kenë përvojë pune jo më pak se 2 vjet në këtë profil;
Të kenë kujdes në shërbim për të shmangur cdo aksident të mundshëm;
Ruajtja e standardeve të higjenës personale gjatë gjithë kohës në punë;
Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi;
Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
Fleksibilitet me orarin e punës;

 

Ostalo (Opciono)

Ofrohet:
 

Pagesë konkuruese

Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

+355686082912