Menaxher i marrjes në sigurim produktet e shëndetit

About us

Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.

Τίτλος ανάρτησης * Menaxher i marrjes në sigurim produktet e shëndetit
Κατηγορία ?????????? / ??????
Περιγραφή εργασίας

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 25 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

Menaxher i marrjes në sigurim produktet e shëndetit

Roli dhe Përgjegjësitë:

  • Të perpilojë oferta për sigurimin personal të individëve dhe SME bazuar në kërkesat që paraqet klienti.
  • Të planifikojë takime me klientët e interesuar në sigurim shëndeti.
  • Të plainifikojë strategji marketing dhe të targetojë klientët të interesuar.
  • Të ketë aftësi shpjeguese dhe të njohë dobitë e mbulimeve në sigurim që ofron.
  • Të jetë i aftë të identifikojë nevojat e klientit.
  • Të lëshojë dokumentat e sigurimit në përputhje me udhëzimet në fuqi.

Απαιτήσεις

Kriteret që duhet të plotësohen janë:

  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë. (Ekonomi, shkencat mjeksore, etj)
  2. Te kenë 3 (tre) vite eksperiencë në punë në role manaxheriale.
  3. Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, .
  4. Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur). Gjuhët e tjera përbëjnë avantazh
  5. Përvojë në dhënien e zgjidhjeve të fokusuara tek klienti dhe në mbajtjen e komunikimeve me klientët
  6. Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, të jenë të përkushtuar dhe dinamik, me mirësjellje dhe efektivitet.
  7. Njohuritë në shkencën e mjekësisë përbëjnë avantazh

Të interesuarit, brenda datës 09.03.2024 të dorëzojnë CV edhe letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm (ose punëdhënësi aktual) në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.