Agjent në sigurime, Kolaudim, Shkodër

About us

Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.

Τίτλος ανάρτησης * Agjent në sigurime, Kolaudim, Shkodër
Περιγραφή εργασίας

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 23 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lira pune për:

Agjent në sigurime, Kolaudim Shkodër

Roli dhe Përgjegjësitë:

Të shesë produktet e sigurimeve klientëve potencialë; individë, biznese të vogla e të mesme, korporata dhe entitete publike për të siguruar mitigimin e risqeve që mbulohen dhe mitigohen me produkte sigurimi.
Të jetë proaktiv, i/e strukturuar në shpjegime për klientët që të garantojë përpuethshmërinë e nevojave të tyre me mbulimet respektive të produktit/eve të sigurimit.
Të mirëmbajë marrëdhëniet me klientët egzistues dhe të krijoj databazë klientësh të rinj që të mundësoj arritjen e objektivave të vendosura nga kompania.
Të jetë person i organizuar në lidhje me plotësimin korrekt të dokumentacioneve përkatëse të çdo praktike sigurimi

Απαιτήσεις

Kriteret që duhet të plotësohen janë:

  • Të ketë eksperiencë pune në shitje (brenda dhe jashtë zyre) të produkteve të ndryshme.
  • Të plotësojë dokumentacionin e përcaktuar në Rregulloren miratuar me vendim Bordi të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, me Vendim Nr. 79, datë 31.08.2015.
  • Të njohë programet e paketës Microsoft Office (excel, ëord).
  • Orientim ndaj rezultateve dhe me ego vet-motivuese për të arritur objektivat.
  • Energjik, dinamik dhe proaktiv në komunikim me klientë.
  • Të jetë i/e organizuar dhe strukturuar në aspektin operativ.

Të interesuarit, brenda datës 09.07.2022 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.