Περιγραφή εργασίας
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 23 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:
Specialist Senior(Administrator Sistemesh dhe Rrjeti)
Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
- Administrimi i Infrastruktures Virtuale VMware
- Menaxhim Vcenter (Clusters, VM Network, Storage, Virtual Machines)
- Menaxhimi i burimeve te infrastruktures Virtuale.Monitorimi dhe menaxhim i problematikave
- Instalim Administrim i Windows Servers 2012,2016,2019, monitorim, backup, konfigurim ect.
- Menaxhim, Instalim Administrimi i Group Policy, domain replication, DNS Settings ne Active Directory, Azure AD, Exchange Server dhe Office 365 Online etje
- Menaxhim i Group Policy Krijim/Ndryshim userash/objektesh ne AD Lokale dhe replikim ne AD Online
- Menazhimi i Exchange Lokalisht dhe Online (menaxhimi i mailbox, user quota, policy ect).
- Administrim i Windows File Server
- Krijim/Menaxhim/ Update te Fileserver.
- Administrim i dokumentave share te perdoruesve, kuotat, file screening.
- Administrimi Mdaemon Email Server.
- Menaxhim, instalim, Krijim/Konfigurim i mailboxeve dhe (Antispam/Antivirus).
- Sisteme te tjera (Proxy, Antivirus, Helpdesk Ticketing System,)
- Menaxhim i IIS, hosting sites, menaxhim i DNS te brendshme dhe te jashtme.
- Menaxhim dhe Administrim i VEEAM Backup&Replica.
- Konfigurim Rrjeti dhe mirembajtje e pajisjeve te rrjetit layer 3 dhe Layer 2 (Cisco dhe Dell switches, Cisco ASA dhe Cisco firepower next-generation firewall, cisco routers etc).
- Pergjegjes per sigurine e rrjetit, akses listat.
- Implementim te lidhjeve VPN me palet e treta (site to site dhe VPN client).
- Dokumentim i punes se përditëshme i konfigurimeve dhe Backup-eve.
Απαιτήσεις
Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:
- Diplomuar për Informatikë / Elektronik /Teknologji Informacioni;
- Eksperience e meparshme (minimalisht 3 vite) e preferueshme ne te njejtin pozicion ose te ngjashem.
- Njohuri shume te mire te Infrastruktures Virtual VMware.
- Te jete i afte te instaloj konfiguroje pajisje Firewall te permendura ne pershkrimin e punes, edhe te tjera por qe te kete aftesi pershtatje dhe pervetesim te shpejte te infrastrukturave te reja.
- Monitorim rrjeti dhe zgjidhja e problematikave te ndryshme.
- Njohuri ne teknologjite, CISCO, Dell, perbejne avantazh.
- I afte per te disenjuar skema rrjeti qe i pershtaten kerkesave dhe sigurise se kompanise.
- Njohuri shume te mira te Sistemeve Operative Windows Server, Linux dhe Desktop.
- Njohuri shume te mira ne Implementim/Disenjim dhe mirembajtje Active Directory dhe Azure AD.
- Njohuri shume te mira ne Administrim Exchange Server dhe Office365.
- Njohuri ne krijim te power shell scripts, automatizim te Jobs te ndryshem.
- Njohuri ne menaxhim Storage (Konfigurim arrays, implementim ect).
- Certifikimet e ndryshme ne network Security, Windows Server, Linux dhe VMware perbejne avantazh.
- Njohuri të legjislacionit shqiptar në fushën e komunikimit elektronik .
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur);
- Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese dhe te punes ne grup.
Të interesuarit, brenda datës 22.08.2022 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.