Jurist, Departamenti i Regresit

About us

Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.

Τίτλος ανάρτησης * Jurist, Departamenti i Regresit
Περιγραφή εργασίας

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjesë e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 22 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

                                                  Jurist, Departamenti i Regresit

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

Ndjek të gjitha çështjet regres në të gjitha rrethet. Kontakton shkaktarin, përpilon kërkesë padi dhe bën gati provat për gjykatë. Jap mendime juridike kur çështjen janë ose jo në kushtet e regresit. Përditëson sistemin e regresit dhe hedhjen e pagesave progresive në sistem. Hedhjen e të dhënave të dosjeve Fond Kompesimi në sistemin e regresit dhe përditsimin e të dhënave. Përditëson sistemin e dëmeve për praktikat me regres. Ngarkon në sistem dokumentacionin e regresit marreveshjen kur pala pranon detyrimi dhe është zgjidhur me marreveshje/ kërkesë padi/vendim gjykate kur vendimi ka marrë formë të prerë. Mban rregjistrat e çështjeve në përmbarim si dhe kontakte me përmbarues. Merr pjesë në ekzekutim në terren me përmbaruesit. Ndjek të gjitha çështjet gjyqësore ku shoqëria është palë e tretë dhe palë e paditur është OSHEE sh.a . Përpilon kontratat dhe relacionet për zgjidhjen e çështjeve regres. Kur pala pranon detyrimin që ta shlyejë atë me marrëveshje përpilon marrëveshjen dhe ndjek pagesën total /apo kur është me këste. Ndjekja e proceseve gjyqësore ku shoqëria apo BSHS është palë paditëse (regres), apo person i tretë.  

Απαιτήσεις

Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:

  • Të jenë diplomuar si “Jurist”, sipas legjislacionit për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë në një nga fakultetet e drejtësisë, publike apo jopublike, të akredituara, brenda ose jashtë vendit.
  • Të kenë njohuri mbi Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.
  • Preferohen me eksperienca në vlerësimin e trajtimin e dëmeve motorrike.
  • Te kenë 3 (tre) vite eksperiencë në punë.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, internet.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  • Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, të jenë të përkushtuar dhe dinamik.

Të interesuarit, brenda datës 21.06.2021 të dorezojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.