Zëdhënës për Shtyp dhe Marrëdhënie me Mediat

About us

Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.

Τίτλος ανάρτησης * Zëdhënës për Shtyp dhe Marrëdhënie me Mediat
Κατηγορία δημοσιογράφος
Περιγραφή εργασίας

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 22 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

Zëdhënës për Shtyp dhe Marrëdhënie me Mediat

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

  • Përgatitje e artikujve (dhe materialeve te tjera promovuese) për SIGAL UNIQA.
  • Redaktim i artikujve/shkrimeve të Drejtorit të Përgjithshëm.
  • Organizim i konferencave për shtyp.
  • Ideim, perpilim dhe shpërndarje e njoftimeve për shtyp.
  • Koordinim i marrëdhënieve me mediat dhe ndjekjen deri në publikim të shkrimeve/artikujve/emisioneve etj.
  • Përgatitje artikujsh mbi sigurimet dhe produktet e kompanisë për median e shkruar/online çdo javë.
  • Ideim tekstesh për reklama, video, dokumentarë dhe fletëpalosje të kompanisë.
  • Përgatitje prezantimesh në ppt për kompaninë
  • Monitorim dhe raportim tek eproret të lajmeve ditore
  • Përgatitje e suplementeve gazetareske (Gazetë javore/mujore me artikuj dhe kuriozitete mbi sigurimet)
  • Organizim i eventeve të ndryshme të kompanisë.
  • Përgatitje dhe shpërndarje e Newsletterit mujor të kompanisë.

Απαιτήσεις

Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:

  • Të ketë ketë kryer arsimin e lartë dhe të jetë diplomuar ;
  • Të ketë përvojë pune mbi 3 vjet si gazetar ekonomie në median e shkruar ;
  • Te ketë eksperiencë në përgatitjen e raportimeve mbi zhvillimet ekonomike të pasqyruara në media ;
  • Të ketë eksperience pune në institucione financiare, në pasqyrimin e aktivitetit financiar të institucionit ;
  • Të ketë aftësi shume te mira organizative ;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe te folur) ;
  • Të ketë njohuri të mira kompjuterike;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup ;
  • Preferohet të ketë njohuri të mira të tregut të sigurimeve.

 Të interesuarit, brenda datës 29.07.2021 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.