Jurist, Departamenti Legal

About us

Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.

Τίτλος ανάρτησης * Jurist, Departamenti Legal
Περιγραφή εργασίας

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 22 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 2 (dy) vende të lira pune për:

Jurist, Departamenti Legal

Roli dhe Përgjegjësitë:

Ndjekjen e proceseve gjyqësore ku shoqëria është palë në proces. Mbajtjen e statistikave për të gjitha çështjet gjyqësore në të cilat shoqëria është palë. Kryen shqyrtime ligjore të kërkesave për dëmshpërblim kur kjo kërkohet nga departamentet përkatëse. Ndjek dhe ndërmjetëson me palën paditëse mbylljen me mirëkuptim të çështjes. Konsultime dhe bashkëpunim me departamentet e tjera të shoqërisë në lidhje me trajtimin e praktikave, plotësimin dhe rregullshmërinë e dokumentacionit të praktikave. Përpilimi i shkresave të ndryshme drejtuar institucioneve shtetërore(ankimime të ndryshme). Mbajtja e korespondencës me ekspertet që thirren nga gjykata me qëllim diskutimin e akteve të ekspertimit, vizitave të të dëmtuarve në prani edhe të mjekut të shoqërisë, diskutimin e mekanizmit të ngjarjes etj, me qëllim evidentimin e saktë dhe korrekt të rrethanave dhe dëmtimeve të palëve që pretendojnë dëmshpërblim me qëllim mbrojtjen sa më të mirë të interesave të shoqërisë.

Απαιτήσεις

Kriteret që duhet të plotësohen janë:

  • Të jenë diplomuar si “Jurist”, sipas legjislacionit për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë në një nga fakultetet e drejtësisë, publike apo jopublike, të akredituara, brenda ose jashtë vendit.
  • Të kenë njohuri mbi Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.
  • Preferohen me eksperienca në vlerësimin e trajtimin e dëmeve motorrike.
  • Te kenë 3 (tre) vite eksperiencë në punë.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, internet.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  • Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, të jenë të përkushtuar dhe dinamik.

Të interesuarit, brenda datës 09.09.2021 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.