E themeluar në vitin 1994, shoqëria “TEUTA DURRES” SHPK, operon në dy sektorë kryesor: paketimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Kompania lider në treg në sektorin ushqimor prej 29 vitesh me markat Teuta dhe Gold si edhe distributor ekskluziv i shumë markave premium Italiane si Riso Scotti, Pasta Garofalo, Ponti, Olitalia, Sant'Anna, Grupo Tedesco, Roberto, Selezione Casillo, Matilde Vicenzi me mbi 19 ekskluzivitete.
Menaxhimi i inventarit, analizimi i gjendjes së artikujve, trendit të shitjeve të tyre dhe gjenerimi i porosive të reja;
Gjenerimi i raporteve periodike lidhur me gjendjen në magazinë të artikujve të ndryshëm;
Mbajtja dhe ruajtja e marrëdhënieve me furnitorët në lidhje me produktet, çmimet përkatëse, afatin e lëvrimit të porosive dhe termave të shpërndarjes;
Organizimi i transportit në mënyrë sa më efektive në konteinerë/kamionë me qëllim uljen e kostove të transportit;
Ndjekja e afateve të ardhjes së artikujve të rinj, komunikimi i datave te pritshme tek menaxheri i shitjeve dhe magazinieri;
Ruajtja e komunikimit të vazhdueshëm me përfaqësuesit e kompanive të transportit, përgatitja e dokumenteve që nevojiten për doganën dhe mbajtja e marrëdhënieve me agjencinë doganore;
Hedhja e faturave të blerjeve, importeve; Gjenerimi i raporteve në lidhje me blerjet dhe inventaret.
Arsimi i lartë (preferohet Dega Ekonomik);
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane (e folur dhe e shkruar);
Njohuri shumë të mira të programeve të paketës Office.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV në email: hr@teutadurres.com.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.