JURIST

За нас

Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.

Категорија Правник
Опис на работата

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë                22 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

JURIST

Roli dhe Përgjegjësitë:

Juristi është përgjegjës/e për përmbushjen e detyrimeve ligjore që shoqëria SIGAL UNIQA Group AUSTRIA ka ose mund të ketë si rezultat i parashikimeve të dispozitave të legjislacionit në fuqi si dhe të akteve të brendshme të vetë grupit. Kjo përfshin këshillim dhe asistencë të përgjithshme, të vazhdueshme, në raport me interpretimin dhe zbatimin e drejtë të kërkesave të ligjit dhe/ose autoriteteve shtetërore nga ana e shoqërisë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, si dhe këshillimin dhe asistencën më të detajuar lidhur me aspekte të posaçme që mund të kenë sektorë të veçantë.Ka detyrë të përfaqësojë shoqërinë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA përpara autoriteteve administrative dhe më tej, gjyqësore lidhur me mosmarrëveshjet dhe/ose penalitetet që mund të jenë vendosur ndaj shoqërisë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA.Asiston në mënyrë të vazhdueshme në rastet e negocimit, zbatimit dhe përmbushjes së kontratave me palët e treta.

Потребни квалификации

Kriteret që duhet të plotësohen janë:

  • Të jenë diplomuar si “Jurist”, sipas legjislacionit për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë në një nga fakultetet e drejtësisë, publike apo jopublike, të akredituara, brenda ose jashtë vendit.
  • Të kenë njohuri mbi legjislacionin shqiptar përfshirë edhe njohuri mbi Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.
  • Te kenë 3 (tre) vite eksperiencë në punë.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, internet.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  • Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, të jenë të përkushtuar dhe dinamik.

Të interesuarit, brenda datës 21.01.2022 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.