Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 22 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:
JURIST
Roli dhe Përgjegjësitë:
Juristi është përgjegjës/e për përmbushjen e detyrimeve ligjore që shoqëria SIGAL UNIQA Group AUSTRIA ka ose mund të ketë si rezultat i parashikimeve të dispozitave të legjislacionit në fuqi si dhe të akteve të brendshme të vetë grupit. Kjo përfshin këshillim dhe asistencë të përgjithshme, të vazhdueshme, në raport me interpretimin dhe zbatimin e drejtë të kërkesave të ligjit dhe/ose autoriteteve shtetërore nga ana e shoqërisë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, si dhe këshillimin dhe asistencën më të detajuar lidhur me aspekte të posaçme që mund të kenë sektorë të veçantë.Ka detyrë të përfaqësojë shoqërinë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA përpara autoriteteve administrative dhe më tej, gjyqësore lidhur me mosmarrëveshjet dhe/ose penalitetet që mund të jenë vendosur ndaj shoqërisë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA.Asiston në mënyrë të vazhdueshme në rastet e negocimit, zbatimit dhe përmbushjes së kontratave me palët e treta.
Kriteret që duhet të plotësohen janë:
Të interesuarit, brenda datës 21.01.2022 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.