Опис на работата
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 22 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:
Menaxher i shitjeve online, Departamenti i Marrjes në Sigurim të Mjeteve Motorike
Roli dhe Përgjegjësitë:
- Është përgjegjës për shitjen dhe menaxhimin e shitjeve “online” të produkteve të SIGAL UNIQA dhe realizimin e objektivave të shitjeve mbi bazë mujore dhe vjetore.
- Menaxhon marrëdhënien me klientët për përmbushjen e pritshmërisë së tyre për shitjet “online”, zhvillimin e produkteve të SIGAL UNIQA dhe përmbushjen e kushteve të shitjeve të tyre “online”.
- Harton raporte mujore, tremujore dhe vjetore për punën e kryer, rezultatet, problemet e shfaqura dhe zgjidhjen e tyre.
- Ështe përgjegjës për informimin e eprorit duke e mbajtur të azhurnuar për çdo informatë lidhur me progresin/regresin e shtijeve online, problemet e shfaqura dhe zgjidhjen adekuate të tyre.
- Kryen detyra të tjera profesionale, sipas kërkesës së eprorit, në përuthje me pozicionin e punës.
- Bashkëpunon me menaxheret e rrjeteve sociale, ndërton strategji komunikimi dhe organizon sensibilizimin e opinionit me risite , startegjine e shitjeve dhe marketingun digital.
Потребни квалификации
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Ekonomisë (Dega Marketing; Administrim Biznes, Informatike Ekonomike etj).
- Me preferencë te ketë 3 (tre) vite eksperiencë në punë në marketing ose në pozicione të ngjashme.
- Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, internet.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
- Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, pune në grup si edhe të jenë të përkushtuar dhe dinamik.
Të interesuarit, brenda datës 26.10.2021 të dorzojnë CV edhe letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm (ose punëdhënësi aktual) në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.