Menaxher i shitjeve online

Rreth nesh

Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.

Titulli i postimit * Menaxher i shitjeve online
Kategoria Manaxher Shitjesh
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 22 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe       jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

Menaxher i shitjeve online, Departamenti i Marrjes në Sigurim të Mjeteve Motorike

Roli dhe Përgjegjësitë:

  1. Është përgjegjës për shitjen dhe menaxhimin e shitjeve “online” të produkteve të SIGAL UNIQA dhe realizimin e objektivave të shitjeve mbi bazë mujore dhe vjetore.
  2. Menaxhon marrëdhënien me klientët për përmbushjen e pritshmërisë së tyre për shitjet “online”, zhvillimin e produkteve të SIGAL UNIQA dhe përmbushjen e kushteve të shitjeve të tyre “online”.
  3. Harton raporte mujore, tremujore dhe vjetore për punën e kryer, rezultatet, problemet e shfaqura dhe zgjidhjen e tyre.
  4. Ështe përgjegjës për informimin e eprorit duke e mbajtur të azhurnuar për çdo informatë lidhur me progresin/regresin e shtijeve online, problemet e shfaqura dhe zgjidhjen adekuate të tyre.
  5. Kryen detyra të tjera profesionale, sipas kërkesës së eprorit, në përuthje me pozicionin e punës.
  6. Bashkëpunon me menaxheret e rrjeteve sociale, ndërton strategji komunikimi dhe organizon  sensibilizimin  e opinionit  me  risite , startegjine   e shitjeve dhe marketingun digital.

Kërkesat e profilit

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Ekonomisë (Dega Marketing; Administrim Biznes, Informatike Ekonomike etj).
  • Me preferencë te ketë 3 (tre) vite eksperiencë në punë në marketing ose në pozicione të ngjashme.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, internet.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  • Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, pune në grup si edhe të jenë të përkushtuar dhe dinamik.

Të interesuarit, brenda datës 26.10.2021 të dorzojnë CV edhe letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm (ose punëdhënësi aktual) në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.