За нас
Jemi një kompani zhvillimi web në Shqipëri, e specializuar në projekte custom të avancuara.
Ne u ofrojmë bizneseve online një gamë të gjerë shërbimesh, si një ndalesë e vetme që përmirëson efikasitetin dhe manaxhimin e tyre të kohës.
Në sajë të eksperiencës sonë në këtë fushë, përmirësojmë procesin e zhvillimit duke integruar performancën dhe sigurinë e faqes web me zgjidhje speciale, të zhvilluara nga vetë ne. Për ne këto nuk janë shtesa ekstra të shërbimit, por pjesë thelbësore të aplikacioneve që zhvillojmë.
Ne u ofrojmë klientëve tanë jo vetëm një website apo aplikacion, por një zgjidhje afatgjatë biznesi!
Опис на работата
Kërkojmë një UI/UX designer të talentuar për t'iu bashkuar ekipit tonë! Kandidati ideal ka interes aktiv për UX, dëshiron të kuptojë se si njerëzit ndërveprojnë me pajisjet dhe teknologjinë, është i vendosur të zgjidhë problematikat e tyre dhe të thjeshtëzojë gjërat. Veç kësaj, ai ose ajo ka minimalisht 3 vite përvojë në këtë fushë, një portofol gjithëpërfshirës që përfshin punët me web dhe mobile applications të përmasave të mesme e të mëdha, dhe përmbush të gjitha pikat e mëposhtme lidhur me:
Потребни квалификации
Detyrat
- Merr pjesë në takime me klientët dhe kolegët për të mbledhur informacion rreth një projekti, për të kuptuar modelin, -këkesat e biznesit dhe për të shkëmbyer ide
- Krijon user personas dhe storyboards
- Përcakton arkitekturën e informacionit, përgatit wireframes, prototipet, user journeys dhe site maps.
- Krijon ndërfaqe origjinale dhe elegante, të cilat i përmbahen udhëzimeve të brand-it dhe plotësojnë nevojat e vizionin e klientit.
- Krijon elemente specifikë të UI siç janë, komponentët lundrues dhe informues, forma, butona, widget, etj
- Siguron që dizajnet janë miqësore me përdoruesit dhe të thjeshta për t'u përdorur
- Krijon dizajne dhe prototipe për website, mobile apps dhe pajisje të llojeve dhe madhësive të ndryshme
- Zhvillon testime mbi përdorshmërinë e prototipeve ose produkteve përfundimtare, për të vlerësuar cilësinë e përvojës së përdoruesit, identifikon problematikat dhe propozon përmirësime
- Shfrytëzon feedback-un e klientit, usage metrics dhe usability findings, për të përmirësuar layout-in dhe eksperiencën e përdoruesit
- Shkruan raporte dhe komunikon mendimin themelor të punës së tij ose të saj, duke përfshirë idetë e dizajnit dhe mënyrën se si funksionon një website.
Kërkesa teknike
- Është përdorues i avancuar i Adobe XD, Figma ose Sketch
- Kupton mobile-first dhe dizajnet responsive
- Kupton dhe zbaton dizajnet low-fidelity dhe high-fidelity
- Ka një sy të mprehtë për kompozimet vizuale, estetikën dhe detajet
- Ka kuptim të mirë të parimeve të dizajnit ndërveprues, veçanërisht në lidhje me mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me kompjuterat dhe pajisjet celulare
- Ka kuptim të mirë të brandimit, marketingut dhe reklamës
- Ka njohuri të thella rreth teorisë së dizajnit, veçanërisht në lidhje me kompozimin, tipografinë dhe teorinë e ngjyrave
Aftësi personale
- Ka aftësi për të kuptuar qëllimet e biznesit dhe strategjitë e monetizimit të një projekti, dhe t'i përkthejë ato në përvoja digjitale
- Është entuziast dhe i apasionuar pas UX
- Ka dhunti krijuese dhe ide origjinale
- Ka aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe mund të artikulojë qartë idetë, dizajnet dhe sugjerimet e tij/saj me fjalë dhe me shkrim
- Është në dijeni dhe kupton tendencat e reja në fushën e UI/UX design, dhe rolin e tyre në një mjedis komercial
- Flet rrjedhshëm gjuhën angleze
- Ka një nivel të lartë pëqendrimi
- Mund të manaxhojë punën e vet dhe t'i përmbahet afatet kohore
Aftësi plotësuese
- Kupton dhe vlerëson kompleksitetin e aplikacioneve web, të cilat zakonisht përmbajnë logjika biznesi dhe variabla të shumta.
- Ka interes dhe kupton zhvillimet front-end
- Ka njohuri të përgjithshme kompjuterike dhe interneti