KETRI WEB - UI/UX Designer

Rreth nesh

Jemi një kompani zhvillimi web në Shqipëri, e specializuar në projekte custom të avancuara. Ne u ofrojmë bizneseve online një gamë të gjerë shërbimesh, si një ndalesë e vetme që përmirëson efikasitetin dhe manaxhimin e tyre të kohës. Në sajë të eksperiencës sonë në këtë fushë, përmirësojmë procesin e zhvillimit duke integruar performancën dhe sigurinë e faqes web me zgjidhje speciale, të zhvilluara nga vetë ne. Për ne këto nuk janë shtesa ekstra të shërbimit, por pjesë thelbësore të aplikacioneve që zhvillojmë. Ne u ofrojmë klientëve tanë jo vetëm një website apo aplikacion, por një zgjidhje afatgjatë biznesi!

Titulli i postimit * KETRI WEB - UI/UX Designer
Kategoria Art/Design
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Kërkojmë një UI/UX designer të talentuar për t'iu bashkuar ekipit tonë! Kandidati ideal ka interes aktiv për UX, dëshiron të kuptojë se si njerëzit ndërveprojnë me pajisjet dhe teknologjinë, është i vendosur të zgjidhë problematikat e tyre dhe të thjeshtëzojë gjërat. Veç kësaj, ai ose ajo ka minimalisht 3 vite përvojë në këtë fushë, një portofol gjithëpërfshirës që përfshin punët me web dhe mobile applications të përmasave të mesme e të mëdha, dhe përmbush të gjitha pikat e mëposhtme lidhur me:

 

Kërkesat e profilit

Detyrat

  • Merr pjesë në takime me klientët dhe kolegët për të mbledhur informacion rreth një projekti, për të kuptuar modelin, -këkesat e biznesit dhe për të shkëmbyer ide
  • Krijon user personas dhe storyboards
  • Përcakton arkitekturën e informacionit, përgatit wireframes, prototipet, user journeys dhe site maps.
  • Krijon ndërfaqe origjinale dhe elegante, të cilat i përmbahen udhëzimeve të brand-it dhe plotësojnë nevojat e vizionin e klientit.
  • Krijon elemente specifikë të UI siç janë, komponentët lundrues dhe informues, forma, butona, widget, etj
  • Siguron që dizajnet janë miqësore me përdoruesit dhe të thjeshta për t'u përdorur
  • Krijon dizajne dhe prototipe për website, mobile apps dhe pajisje të llojeve dhe madhësive të ndryshme
  • Zhvillon testime mbi përdorshmërinë e prototipeve ose produkteve përfundimtare, për të vlerësuar cilësinë e përvojës së përdoruesit, identifikon problematikat dhe propozon përmirësime
  • Shfrytëzon feedback-un e klientit, usage metrics dhe usability findings, për të përmirësuar layout-in dhe eksperiencën e përdoruesit
  • Shkruan raporte dhe komunikon mendimin themelor të punës së tij ose të saj, duke përfshirë idetë e dizajnit dhe mënyrën se si funksionon një website.

Kërkesa teknike

  • Është përdorues i avancuar i Adobe XD, Figma ose Sketch
  • Kupton mobile-first dhe dizajnet responsive
  • Kupton dhe zbaton dizajnet low-fidelity dhe high-fidelity
  • Ka një sy të mprehtë për kompozimet vizuale, estetikën dhe detajet
  • Ka kuptim të mirë të parimeve të dizajnit ndërveprues, veçanërisht në lidhje me mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me kompjuterat dhe pajisjet celulare
  • Ka kuptim të mirë të brandimit, marketingut dhe reklamës
  • Ka njohuri të thella rreth teorisë së dizajnit, veçanërisht në lidhje me kompozimin, tipografinë dhe teorinë e ngjyrave

Aftësi personale

  • Ka aftësi për të kuptuar qëllimet e biznesit dhe strategjitë e monetizimit të një projekti, dhe t'i përkthejë ato në përvoja digjitale
  • Është entuziast dhe i apasionuar pas UX
  • Ka dhunti krijuese dhe ide origjinale
  • Ka aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe mund të artikulojë qartë idetë, dizajnet dhe sugjerimet e tij/saj me fjalë dhe me shkrim
  • Është në dijeni dhe kupton tendencat e reja në fushën e UI/UX design, dhe rolin e tyre në një mjedis komercial
  • Flet rrjedhshëm gjuhën angleze
  • Ka një nivel të lartë pëqendrimi
  • Mund të manaxhojë punën e vet dhe t'i përmbahet afatet kohore

Aftësi plotësuese

  • Kupton dhe vlerëson kompleksitetin e aplikacioneve web, të cilat zakonisht përmbajnë logjika biznesi dhe variabla të shumta.
  • Ka interes dhe kupton zhvillimet front-end
  • Ka njohuri të përgjithshme kompjuterike dhe interneti

Tjetër (Opsionale)

Orari i punës: 08:30 - 17:30, E hënë - E premte
Adresa: Bulevardi "Gjergj Fishta",Tiranë, Shqipëri

Të interesuarit mund të aplikojnë vetëm nëpërmjet linkut: https://ketri.al/sq/pozicion-pune/ui-ux-designer/4