Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 22 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:
Jurist në Fier /Vlorë
Roli dhe Përgjegjësitë:
Ndjekjen e proceseve gjyqësore në zonën e Jugut (Fier, Vlorë, Lushnjë, Gjirokastër, Sarandë, Berat, etj.) ku shoqëria është palë në proces. Mbajtjen e statistikave për të gjitha çështjet gjyqësore në të cilat shoqëria është palë. Kryen shqyrtime ligjore të kërkesave për dëmshpërblim kur kjo kërkohet nga departamenti. Ndjek dhe ndërmjetëson me palën paditëse mbylljen me mirëkuptim të çështjes. Përpilimi i shkresave të ndryshme drejtuar institucioneve shtetërore (ankimime të ndryshme).
Kriteret që duhet të plotësohen janë:
Të interesuarit, brenda datës 09.09.2021 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.