Kuzhinier / e

Art & Tourism Development Group
O nama

ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë.

Naziv pozicije * Kuzhinier / e
Kategorija Hotelijerstvo/Turizam
Vrsta posla Full Time
Opis posla

BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe Hotelerisë,
 

Fton profesionistë të aplikojnë në pozicionin e:

Kuzhinier / e

Përshkrim i përgjithshëm

Kuzhinieri bashkërendon dhe siguron që të gjitha produktet përgatiten, gatuhen dhe shërbehen në përputhje me recetat e standardizuara, sipas standardeve të Bougainville Bay Resort & SPA.

 

Traženi uslovi

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Plotëson standardet e sigurisë ushqimore për përgatitjen, ruajtjen dhe shërbimin e ushqimit;
Përgatit ushqimet në përputhje me recetat e standardizuara dhe sigurohet të kenë kualitetin e duhur për të plotësuar kërkesat e klientit;
Mban pastër ambjetin dhe pajisjet e punës sipas procedurave HACCP;
Trajnon punonjësit të përgatisin dhe gatuajnë produktet ushqimore sipas recetave;
Kontrollon cilësinë e ushqimeve dhe datën e skadencës së tyre;
Regjistron temperaturën e ushqimeve në dokumentacionin e kërkuar;
Bashkëpunon me të gjithë stafin gjatë procesit të punës;
Bën ruajtjen e mishit, peshkut dhe produkteve të tjera ushqimore në kushtet teknike dhe frigoriferike të kërkuara;
Siguron që pajisjet e kuzhinës të mirëmbahen siç duhet;
Përcakton llojin dhe sasinë e ushqimit që nevojitet për tu përgatitur;
Siguron që të gjitha produktet ushqimore dhe kuzhina të pastrohen dhe të jenë gati për turnin ardhshëm.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

Të zotërojë diplomë të shkollës profesionale në këtë profil;
Të ketë jo me pak se 3 vjet eksperiencë në pozicione të ngjashme;
Të jetë i/e detajuar, i/e shpejtë dhe i/e saktë;
Aftësi për të punuar nën presion;
Aftësi shumë të mira organizative;
Aftësi për të krijuar një atmosferë pune pozitive;
Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
Fleksibilitet me orarin e punës;
Njohuri të gjuhëve të huaja përbën avantazh;

Ostalo (Opciono)

Ofrohet:
 

Pagesë konkuruese


Aplikantët të dërgojnë CV në adresën e e-mailit: hr@atdg.al ose të telefonojnë në numrin +355686082912