FAQ's

Portali lider në punësime Karriera.al ofron:


· Regjistrim FALAS për të gjithë punëkërkuesit dhe kompanitë.
· Publikimi të të gjitha ofertave për punë apo njoftimeve jo-Premium është FALAS, ndërsa për publikimet Premium ka një çmim të caktuar i cili varion nga kohëzgjatja e publikimit të vendit të punës.
· Publikimi i njoftimit është gjithnjë i shoqëruar me logon identifikuese të biznesit tuaj dhe me informacione të tjera të dëshiruara në lidhje me kompaninë tuaj.

Më poshtë me foto mund të shihni të ilustruara qartë edhe procedurat e hapjes së user-it me të dhënat e kompanisë tuaj, si dhe hapat për të publikuar njoftimet.

 

 

E vetmja mënyrë dhe ajo më efikase për të aplikuar direkt në njoftimet që shfaqen në karriera.al është ajo e klikimit në butonin "Apliko". Në këtë mënyrë të dhënat e nevojshme që ju bëjnë ju një kandidat potencial, si psh: CV që keni ngarkuar dhe përshkrimi bazik që keni plotësuar në faqe i kalojnë kompanisë në të cilën po aplikoni, duke kursyer kohë dhe duke ju dhënë më shumë efikasitet në pozicionin që kerkoni.

Mos harroni, kur të regjistroheni si punëkërkues të plotësoni të gjitha fushat dhe të ngarkoni CV tuaj. 

Pasi të jeni regjistruar dhe të keni bërë Log In si punëkërkues, në faqen kryesore të karrierës gjendet opsioni "Kërko pune". Pasi të keni klikuar Kërko punë hapet faqja me të gjitha punët. Ju mund të kërkoni punë sipas rajonit duke klikuar butonin Rajoni (më pas hapen të gjitha rajonet se pavarësisht nga cili rajon doni të kerkoni punën) apo mund të filtroni kërkimin sipas pozicionit të punës duke klikuar butonin Puna.

Për të postuar njoftime të reja ju duhet të jeni të regjistruar si punëdhënës. Në menunë kryesore, pasi të klikoni emrin e kompanisë shfaqet nënmenuja në të cilën gjëndet opsioni Post Job. Pasi të keni klikuar Post Job hapet dritarja me të dhënat për të postuar punë. Pasi ti keni plotesuar të gjitha të dhënat, në fund klikoni butonin Submit dhe shfaqet njoftimi juaj për punë.

Publikimet e njoftimeve të thjeshta (jo Premium) janë pa pagesë. Ju vetëm duhet të regjistroheni si kompani (pa pagesë) që të mund të postoni publikime për punë.

Pasi te keni postuar një punë si kompani dhe dëshironi ta modifikoni ju duhet të shkoni në Jobs (Tek menuja kryesore pasi ta keni klikuar emrin tuaj), pasi të klikoni Jobs hapet dritarja me të dhënat  tuaja personale edhe poshtë saj është tabela me punët që keni postuar. Poshtë emrit të secilës punë gjendet dhe butoni Edit. Pasi të keni klikuar Edit, hapet faqja ku mund të editohet secila fushë e punës së postuar.

Kur të regjistroheni si kompani teksa i plotësoni të dhënat është edhe butoni në të cilin ngarkoni logon e kompanisë. 

Bashkëngjitja e CV si punëkërkues nuk është një kriter i domosdoshëm, por në momentin që ju aplikoni për një pozicion pune të caktuar, është mirë që bashkë me aplikimin të dërgohet dhe CV juaj. 

Njoftimet Premium janë njoftime që pothuajse në secilen faqe qëndrojnë në të djathtë në krye të faqes dhe janë njoftimet më të dallueshme. Njoftimet Premium janë me pagesë. Pasi të keni postuar një punë dhe dëshironi që ajo të jetë Premium, ju duhet të kontaktoni në info@karriera.al dhe të bëni kërkesën tuaj për postime Premium. Administratorët e faqes më pas ju asistojnë në kalimin e postimit në Premium.

Kur të jeni të regjistruar si kompani, në menunë kryesore klikoni emrin e kompanisë dhe ju shfaqet nënmenuja nē të cilën gjendet opsioni Jobs. Pasi ta keni klikuar, hapet faqja në të cilën janë të dhënat e kompanisë dhe poshtë saj gjëndet lista e të gjithë punëve që keni postuar si kompani. Poshtë titullit të secilës punë gjëndet opsioni "Edit", i cili shërben për të modifikuar punën. Pasi të keni klikuar Edit, hapet faqja për editim të punës, dhe vetëm ndërroni datën e punës (datën e fillimit apo mbarimit) dhe ruani ndryshimet.

Pasi të jeni bere Log in, klikoni emrin tuaj në menynë kryesore qē të shfaqet nënmenuja, në nënmenu klikoni linkun jobs/punë. Pasi tē hapet faqja jobs/punë aty janë të dhënat tuaja personale dhe poshtë saj gjëndet tabela me të gjitha punët ku keni aplikuar.

Pasi të keni bërë login në menu klikoni emrin tuaj dhe shfaqet nënmenu-ja, aty gjendet linku "Profile" dhe klikoni. Pasi të hapet dritarja e Profile aty janë të dhënat tuaja. Kliko në "Change CV" dhe të hapet dritarja për të kërkuar CV-në e re të cilën dëshironi ta perditesoni dhe zgjidhni cv tuaj. Por për ta ruajtur të gjitha të dhënat personale duhet të jenë të plotësuara në mënyrë që CV juaj të përditësohet.

Per tu regjistruar si kompani ju duhet të shkoni në Sign up në menunë kryesore, pastaj Sign up as company. Pasi të hapet dritarja për regjistrim ju duhet të plotësoni të gjitha të dhënat dhe të upload-oni Logon tuaj personale (fotografi). Pasi të jeni regjistruar shkoni në Sign in për tu kyçyr në faqen tuaj.

Për tu regjistruar si punëkërkues ju duhet të klikoni Sign up nē menunë kryesore, më pas Sign up as a worker. Pasi të hapet dritarja për regjistrim ju duhet të plotësoni të gjitha të dhënat dhe të upload-oni CV tuaj personale PDF ose WORD. Pasi tē jeni regjistruar shkoni në Sign in për të hyrë në profilin tuaj.