Rreth nesh

Karriera.al

Është portali lider që operon në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, ideuar për të bashkuar punëdhënësit me punëkërkuesit më të kualifikuar në të gjithë rajonin. Të gjitha kompanitë dhe punëkërkuesit e shohin portalin tonë si një burim me vlerë ku në sajë të shërbimit dhe eksperiencës tonë ata plotësojnë kërkesat dhe nevojat në fushën e punësimit

Informacioni mbi tregun e punës fillon nga Karriera.al

Të gjitha kompanitë lider dhe punëkërkuesit më të kualifikuar janë të sigurt që do gjejnë atë çfarë po kërkojnë në këtë portal. Kompanitë e regjistruara në Karriera.al janë ndër më prestigjozet në tregun shqiptar të punës dhe më gjerë dhe ato lehtësisht arrijnë të gjejnë profilet e kërkuara në databazën e gjerë që ofron portali ynë.

Mundësi punësimi dhe karriere

Profilet që regjistrohen në portalin tonë janë në kërkim të një pune për herë të parë, por jo vetëm, shumica e tyre janë në kërkim të mundësive të reja të punësimit. Portali ynë është gjithnjë i përditësuar me mundësitë më të reja në fushën e punësimit dhe karrierës për të gjitha nivelet e interesuara.

Jemi pikë referuese

Ne jemi një pikë referuese për punëkërkuesit dhe punëdhënësit. Ne lehtësojmë procesin e takimit midis të dy palëve duke ofruar mundësinë që ata të vihen në kontakt. Stafi ynë është i përkushtuar të ofrojë një shërbim të shpejtë dhe të saktë për të gjithë të regjistruarit dhe vizitorë

Sigurojmë të dhënat personale

Të gjithë profilet e regjistruar në portalin tonë kanë një siguri të plotë mbi ruajtjen e të dhënave të tyre personale. Portali ynë i punësimit menaxhohet nga njerëz shumë të kualifikuar dhe me ekperiencë, që e bën atë të vetmin portal më të sigurtë për sa i përket ruajtjes së të dhënave personale të të gjithë punëkërkuesve.